Jo më sheqer në paketim të vogël dhe sallatë në kuti plastike - Rregullat e reja të BE, jashtë përdorimit racionet e vogla!

Sheqeri në paketim të vogël nëpër kafene, sallata në kuti për një racion, apo salca që shoqëron ushqimet e porositura. Por dhe shampot në shishe të vogla që gjenden në hotele mund të zhduken nga përditshmëria jonë brenda 31 dhjetorit 2027. Dhe ata që kanë zakon të marrin me vete pijet dhe ushqimet do të duhet të mësohen me shishe dhe tasa që lahen dhe përdoren vazhdimisht.
Konsumi i ushqimit dhe pijeve në hotele, restorante dhe shërbime katering do të shërbehet gjithmonë në enë tavoline të ripërdorshme. Këto janë disa nga pasojat në jetën e konsumatorëve nëse rregullorja e re europiane e paketimit hyn në fuqi pas publikimit nga Komisioni i Mjedisit i Parlamentit Europian.
Ndërkohë që legjislacioni do të diskutohet gjatë seancave plenare të parlamentit midis 20 dhe 23 nëntorit dhe gara për ndryshime ka nisur tashmë, pikat më të kundërshtuara janë ndalimi i përdorimit të enëve një përdorimëshe - neni 22 dhe objektivat e ripërdorimit - neni 26.
Do të ndalohet ambalazhimi një përdorimësh për erëza, konserva, salca, kremra kafeje dhe sheqer në sektorët e hoteleve, restoranteve dhe hotelierisë. Ndalohet gjithashtu ambalazhimi plastik një përdorimësh për fruta dhe perime të freskëta për më pak se 1.5 kg.
Nuk do të ketë më paketim njëpërdorimësh të përdorur në hotele për produkte kozmetike dhe higjenike me më pak se 50 ml për produkte të lëngshme dhe më pak se 100 g për produkte jo të lëngshme: shishe shampo, shishe locioni për duar dhe trup, qese të vogla për sapun. Ndalohen gjithashtu paketimet e disponueshme për ushqimet dhe pijet e mbushura dhe të destinuara për konsum në sektorin e hotelerisë, restorantit dhe hotelierisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shefja e OBT-së paralajmëron: Lufta Izrael-Hamas do të dëmtojë rritjen globale nëse konflikti përhapet!
Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë paralajmëroi se konflikti i vazhdueshëm Izrael-Hamas do të ndikojë në rritjen globale nëse ai......

Qendrat kryesore financiare të Europës: Ku është më mirë të bësh biznes?
SHBA ka pesë qendra financiare në top 10-shen globale ndërsa Europa tërhiqet vetëm në dy, por si renditen qytetet europiane mes tyre? Në peizazhin me zhvillim......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën në kuota të qëndrueshme duke u blerë sot me 99.7 lekë dhe duke u shitur me 100.6 lekë në raport me javën që lamë pas sipas......

Biçikleta elektronike që nuk ka nevojë për bateri!
Mendimi i sipërmarrësit francez Adrien Lelièvre, biçikleta elektronike Pi-Pop përdor një superkondensator për të ruajtur energjinë në vend që të mbështetet te......

Lançohet zbatimi i Skemës së Garancisë Rinore - Synohet rritja e punësimit dhe trajnimit të të rinjve!
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, mori pjesë në eventin e lançimit të zbatimit të Skemës së Garancisë Rinore. Garancia Rinore është......

BE, takim urgjent për naftën dhe rrezikun e furnizimit në të ardhmen!
Zyrtarët e Bashkimit Europian diskutuan diversifikimin e stoqeve të naftës dhe krijimin e një tamponi për diezel dhe gazoil gjatë një takimi urgjent të grupit......

Rumania dhe Bullgaria raportojnë gripin e shpendëve ndërsa Europa përballet me valë të re të virusit!
Rumania dhe Bullgaria kanë raportuar shpërthime të gripit të shpendëve shumë patogjene midis shpendëve, tha Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve......

Udhëheqësit europianë i kërkojnë Serbisë që të njohë Kosovën 'de facto'!
Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë i kërkuan Serbisë të premten që "të ofrojë njohjen de-facto" të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008,......