Lançohet zbatimi i Skemës së Garancisë Rinore - Synohet rritja e punësimit dhe trajnimit të të rinjve!
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, mori pjesë në eventin e lançimit të zbatimit të Skemës së Garancisë Rinore.
Garancia Rinore është një program që do të zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, me synim integrimin e rinjve në tregun e punës dhe fillimisht do pilotohet në tri bashki të vendit: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Përmes saj synohet të mbështeten në total rreth 18 mijë të rinj.
Ministrja Manjani tha se punësimi i të rinjve është një sfidë jo vetëm e vendit tonë, por edhe e gjithë rajonit dhe vendeve të BE-së. Përmes zbatimit të Skemës së Garancisë Rinore synohet aftësimi dhe punësimi i të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk marrin një edukim apo trajnim.
“Një nga mekanizmat e rëndësishëm në rritjen e aftësive profesionale dhe që na siguron trajtimin e të rinjve NEET, pra që nuk punojnë dhe nuk ndjekin kurse kualifikimi është Skema e Garancisë Rinore, si pjesë e iniciativës së Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të bindur se Garancia Rinore do të mbështesë të rinjtë, të cilët përballen me pengesa në gjetjen e vendeve të punës dhe fitimin e aftësive të rëndësishme për tregun e punës, duke çuar në mungesën e perspektivës për të ardhmen, e reflektuar në rritjen e kërkesës për emigracion”, u shpreh Manjani.
Zv.ministrja Manjani shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me qëllim nxitjen e zbatimit të mekanizmave të duhur dhe bashkëpunimin me të gjithë aktorët: biznesin, zyrat e punësimit, shkollat dhe qendrat profesionale, pushtetin qendror e lokal.
Zbatimi i Skemës së Garancisë Rinore parashikon që të rinjtë e papunë të regjistruar në zyrat e punësimit brenda një periudhe 4-mujore duhet të marrin një ofertë punësimi, trajnimi apo mësimi profesioni. Gjatë fazës së pilotimit, parashikohet të nisë zbatimi i këtij programi duke u mbështetur në punëdhënës të cilët operojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë, me fokus të veçantë Turizmin dhe Energjinë.
Programi do të prezantojë gjithashtu elementë të sistemit të dyfishtë, ku roli i punëdhënësit është më proaktiv dhe i rëndësishëm në trajtimin dhe punësimin e të rinjve. Për këtë qëllim AKPA ka dizenjuar edhe një portal të dedikuar për Garancinë Rinore, i cili do të funksionojë si portë hyrëse dhe informative për të gjithë të rinjtë.
SCAN
Sondazh

BE, takim urgjent për naftën dhe rrezikun e furnizimit në të ardhmen!
Zyrtarët e Bashkimit Europian diskutuan diversifikimin e stoqeve të naftës dhe krijimin e një tamponi për diezel dhe gazoil gjatë një takimi urgjent të grupit......

Rumania dhe Bullgaria raportojnë gripin e shpendëve ndërsa Europa përballet me valë të re të virusit!
Rumania dhe Bullgaria kanë raportuar shpërthime të gripit të shpendëve shumë patogjene midis shpendëve, tha Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve......

Udhëheqësit europianë i kërkojnë Serbisë që të njohë Kosovën 'de facto'!
Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë i kërkuan Serbisë të premten që "të ofrojë njohjen de-facto" të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008,......

Anëtarët e OPEC+ dërgojnë më pak naftë në SHBA, duke shtuar perspektivëne ngushtë të furnizimit!
Sipas të dhënave të flukseve dhe analistëve, importet e SHBA-së të naftës së papërpunuar nga uji nga anëtarët e OPEC+, përfshirë Arabinë Saudite, kanë rënë në......

ISTAT: Lindjet në Itali drejt rekordeve të reja në vitin 2023!
Lindjet në Itali po shkojnë drejt një niveli të ri rekord këtë vit, sipas të dhënave paraprake që tregojnë për një thellim të krizës demografike të gjatë të......

Google do të investojë 2 miliardë dollarë në konkurrentin e OpenAI, Anthropic
Google ka rënë dakord të investojë deri në 2 miliardë dollarë në Anthropic, startup-in e inteligjencës artificiale të themeluar nga ish-drejtuesit e OpenAI.......

Pse Arabia Saudite kërkon që kompanitë të zhvendosin selitë rajonale në Riad ose ndryshe do të humbasin kontratat qeveritare?!
Arabia Saudite po i përmbahet ultimatumit të saj që kompanitë e huaja do të duhet të bazojnë selitë e tyre rajonale në mbretëri ose të ndalohen nga kontratat......

Leku i fortë, Qeverisë i “buzëqesh fati” me interesat e borxhit - Në tre vite, kostot e shërbimit të huasë publike janë ulur me rreth 300 milionë euro
Ndërsa borxhi publik është rritur këtë vit me rreth 1 miliardë euro, Qeverisë po i buzëqesh fati me kostot e interesave dhe shërbimit të tij, veccanërisht sa i......