ISTAT: Lindjet në Itali drejt rekordeve të reja në vitin 2023!

Lindjet në Itali po shkojnë drejt një niveli të ri rekord këtë vit, sipas të dhënave paraprake që tregojnë për një thellim të krizës demografike të gjatë të vendit.
Mes janarit dhe qershorit ka pasur 3500 lindje më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022, treguan të dhënat nga Byroja Kombëtare e Statistikave ISTAT.
Në vitin 2022 në tërësi, lindjet ranë 1.7% në 393,000, një rënie e 14-të radhazi dhe numri më i ulët që nga bashkimi i vendit në 1861.
Kryeministrja Giorgia Meloni këtë muaj caktoi rreth 1 miliard euro (1.05 miliardë dollarë) për masat që synojnë adresimin e krizës, të nxitur pjesërisht nga përpjekjet e grave italiane për të kombinuar punën dhe amësinë dhe e konsideruar një emergjencë kombëtare për ekonominë e tretë më të madhe të zonës euro.
Një popullsi në tkurrje dhe në plakje çon në rënie të produktivitetit dhe kosto më të larta të mirëqenies në një vend që tashmë ka faturën më të lartë të pensioneve shtetërore në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) prej 38 vendesh.
ISTAT tha në raportin e tij se bazuar në të dhënat nga janari në qershor, shkalla e lindshmërisë në vitin 2023 ka të ngjarë të ulet në 1.22 fëmijë për grua nga 1.24 në 2022.
Shkalla është rritur nga emigrantët, ndërsa tek gratë me kombësi italiane ishte vetëm 1.18 në 2022.
Gjetje të tjera në raportin e ISTAT-it treguan se mesatarisht gratë në Itali kanë fëmijën e tyre të parë në moshën 31 vjeç dhe se vitin e kaluar 41.5% e foshnjave kanë lindur nga gra të pamartuara.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Google do të investojë 2 miliardë dollarë në konkurrentin e OpenAI, Anthropic
Google ka rënë dakord të investojë deri në 2 miliardë dollarë në Anthropic, startup-in e inteligjencës artificiale të themeluar nga ish-drejtuesit e OpenAI.......

Pse Arabia Saudite kërkon që kompanitë të zhvendosin selitë rajonale në Riad ose ndryshe do të humbasin kontratat qeveritare?!
Arabia Saudite po i përmbahet ultimatumit të saj që kompanitë e huaja do të duhet të bazojnë selitë e tyre rajonale në mbretëri ose të ndalohen nga kontratat......

Leku i fortë, Qeverisë i “buzëqesh fati” me interesat e borxhit - Në tre vite, kostot e shërbimit të huasë publike janë ulur me rreth 300 milionë euro
Ndërsa borxhi publik është rritur këtë vit me rreth 1 miliardë euro, Qeverisë po i buzëqesh fati me kostot e interesave dhe shërbimit të tij, veccanërisht sa i......

Të dhënat mund të ruhen në pllakë xhami për mijëra vjet - Do të shkruhen në sipërfaqe me anë të rrezeve lazer
Tashmë të dhënat mund të ruhen në një pjatë xhami për mijëra vjet. Rreth katër vjet pasi u fol për herë të parë për ‘Project Silica’, projekti kërkimor i......

Komplikime serioze nga kriza në Lindjen e Mesme - Rreziqe të reja për energjinë dhe tregtinë me pasoja për inflacionin
Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë rritur shqetësimet e ekonomistëve për një kërcënim afatgjatë për energjinë dhe tregtinë. Ndërsa përpjekjet......

EXPO e grave sipërmarrëse në Shqipëri - Krijohen ura bashkëpunimi për fuqizimin e bizneseve lokale
Rreth 40 biznese shqiptare të drejtuara nga gratë morën pjesë në “Ekspo-n e Grave në Sipërmarrje” në Tiranë së bashku me partnerë nga sektori privat, qeveria......

Greva që kushtoi gati 10 miliardë dollarë - Si arritën punëtorët e Fordit të merrnin rritje rekord page?
Ford dhe sindikata “United Auto Workers” kanë arritur një marrëveshje paraprake që përfshin rritje rekord të pagave ndërsa përpiqen t'i japin fund një greve që......

“Të rikthehet taksimi për bizneset e vogla” - FMN: Kërkohen reforma për rritjen e të ardhurave
Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon qeverinë shqiptare që të marrë masa fiskale të cilat sjellin më shumë të ardhura, siç janë heqja e përjashtimeve të tjera......