Shqipëria Postuar më 28 Tetor 2023, 10:29

EXPO e grave sipërmarrëse në Shqipëri - Krijohen ura bashkëpunimi për fuqizimin e bizneseve lokale

Nga SCAN TV
EXPO e grave sipërmarrëse në Shqipëri - Krijohen ura

Rreth 40 biznese  shqiptare të drejtuara nga gratë morën pjesë në “Ekspo-n e Grave në Sipërmarrje” në Tiranë së bashku me partnerë nga sektori privat, qeveria dhe aktorë të tjerë të ndryshëm.

Aktiviteti kishte për qëllim të kontribuojë në rritjen e bizneseve lokale të grave dhe mjedisit të startup-eve dhe të nxisë bashkëpunimin midis sipërmarrëseve dhe investitorëve.

Gjatë këtij eventi, gratë sipërmarrëse rritën aftësitë e tyre në fushat e-commerce dhe transformimit dixhital, mësuan më shumë për aksesin në financa dhe mjete të ndryshme biznesi që çojnë në biznese më të qëndrueshme. Gratë në biznes patën mundësinë të takohen dhe të krijojnë lidhe me investitorë potencialë.

Expo shërbeu si një hapësirë ​​interaktive për të shfaqur produktet e tyre, për të ndarë ekspertizën dhe për të diskutuar sfidat me koleget që operojnë në sektorë të ngjashëm dhe të ndryshëm.

Ky aktivitet u organizua nga UN Women në bashkëpunim të ngushtë me institucionet kryesore publike të dedikuara për sipërmarrjen dhe startup-et e grave, Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, Dhomën e Tregtisë së Grave dhe kompani të sektorit privat.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat