Shqipëria Postuar më 28 Tetor 2023, 10:24

Transporti ajror, “boom” pasagjerësh - INSTAT: Korrik-shtator, 32.8% më shumë. Rritet edhe volumi i mallrave të tregtuara me ajër

Nga SCAN TV
Transporti ajror, “boom” pasagjerësh - INSTAT: Korrik-shtator,

Transporti ajror shënoi rritje të ndjeshme gjatë 3-mujorit të tretë të vitit, në drejtim të transportit të pasagjerëve. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në total për periudhën korrik – shtator udhëtuan me linja ajrore 2 476 244 pasagjerë apo 32.8% më shumë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tendenca është thuajse e njëjtë edhe në krahasim me 3-mujorin e dytë të vitit, që gjithashtu shënoi rritje me 30.7% në raport me vitin e kaluar.

Ndërkaq, volumi i mallrave të tregtuara, ku përfshihet eksporti dhe importi me ajër në tremujorin e tretë 2023 rezultoi në 401 ton apo me 6.1 % më shumë se 3-mujori i tretë i vitit 2022. Sipas INSTAT volumi i mallrave të importuara me ajër në këtë periudhë të vitit 2023 zë 0,02 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.  Ndërkaq, volumi i mallrave, duke përfshirë postën të transportuara me ajër rezultoi 490.5 ton, nga të cilat 73.8 % janë mallra të hyrë dhe 26.2% janë mallra të dalë.

Në transportin ajror, posta zë 10.7 % të volumit gjithsej të mallrave të transportuar me ajër. Krahasuar me tremujorin e tretë 2022, volumi i mallrave të transportuara me postë paraqitet me ulje 1.4 %. Aktualisht, në transportin ajror operojnë 21 shoqëri ajrore, nga të cilat 19 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare. Gjatë tremujorit të tretë 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 112.850 avionë. Numri i mbikalimeve në hapësirën ajrore shqiptare rezultoi 96.490, duke u rritur me 17,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat