Bota Postuar më 27 Tetor 2023, 19:29

Ari, fitime për të tretën javë me radhë - Mbështetet nga frika për përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hamas

Nga SCAN TV
Ari, fitime për të tretën javë me radhë -

Ari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë, për shkak se konflikti në Lindjen e Mesme ka rritur oreksin e investitorëve për asete të sigurta. Kontrata “spot” për arin po tregtohet në rreth 1,986 dollarë për onz, ndërsa kontrata “futures” po tregtohet në rreth 1996 dollarë për onz. Analistët shprehen se çmimet e arit do të diktohen nga konflikti Izrael-Hamas, për sa kohë që gjërat janë në rrezik të përshkallëzimit.

Forcat izraelite zhvilluan sulmin më të madh tokësor në Gaza, ndërsa zemërimi u rrit në botën arabe për sulmet e pandërprera ajrore të Izraelit në territorin e rrethuar palestinez. Ari ka fituar rreth 9% ndërsa investitorët kërkuan strehim nga pasojat e mundshme të luftës Izrael-Hamas, që u përshkallëzua në fillim të këtij muaji.

Por perspektivat e vazhdueshme të normave më të larta të interesit në SHBA i kanë mbajtur çmimet nën kufirin prej 2,000 dollarësh, të shkelur për herë të fundit në maj. Analistët deklarojnë se, ari po qëndron në këto nivele për shkak të rreziqeve gjeopolitike.

Ndërkohë, edhe dollari pritet të publikojë fitime javore, ndërsa yield-et e thesarit të SHBA u rritën me 0.2% pasi të dhënat treguan se ekonomia e SHBA u rrit me ritmin më të shpejtë në gati dy vjet, gjatë tremujorit të tretë.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se rritja ekonomike në tremujorin e tretë prej gati 5% ishte një shenjë e mirë se ekonomia po shkon drejt një ngadalësimi të lehtë. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 22.8 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 900 dollarë për onz.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat