Europa Postuar më 27 Tetor 2023, 17:28

Tetori, negativ për bursat europiane - Realizojnë humbjet më të mëdha mujore që nga shtatori i 2022

Nga SCAN TV
Tetori, negativ për bursat europiane - Realizojnë humbjet më

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, ndërsa në fokus janë fitimet tremujore të korporatave dhe gjendja e ekonomisë globale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me rreth 0.2%, ndërsa sektori i medias kryeson humbjet, në rënie me 1.15%.

Ky indeks pritet të realizojë humbjet më të mëdha mujore që nga shtatori i vitit 2022. Rezultatet e kompanive kanë shkaktuar lëvizje të mëdha në aksionet individuale.

Banka NatWest u zhyt deri në 17% në fillim të tregtisë, pasi raportoi rezultatet e tremujorit të tretë që ishin afërsisht në përputhje me parashikimet, por Autoriteti i Sjelljes Financiare të Mbretërisë së Bashkuar tha të premten se kishte gjetur “shkelje të mundshme rregullatorë” në raportin e saj në një skandal të llogarive bankare që detyroi CEO-n e NatWest, Alison Rose të largohej nga detyra.

Investitorët kanë qenë të fokusuar edhe te mesazhet e bankave qendrore për norma më të larta interesi për një kohë më të gjatë dhe te treguesit ekonomikë pasi yield-et e obligacioneve mbeten të larta. Produkti i Brendshëm Bruto i SHBA u rrit me 4.9% në tremujorin e tretë, duke shkaktuar shqetësime në tregun e aksioneve se normat e interesit mund të rriten edhe më tej. Banka Qendrore Evropiane i mbajti të pandryshuara normat e interesit pas një ecurie të paprecedentë prej 10 rritjesh me radhë.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, deklaroi në konferencën për mediat se banka nuk kishte diskutuar se kur mund të vijë ulja e parë e normave të interesit, pasi do të ishte krejtësisht e parakohshme. “Për momentin duhet të themi se jemi në pritje”, deklaroi Lagarde. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi shpenzimet personale në SHBA, një matës i preferuar nga Rezerva Federale për inflacionin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat