Shqipëria Postuar më 27 Tetor 2023, 12:09

Pronarët e ndërtesave do të paguajnë tabelat e adresave - Pr/ligji, në konsultim. Brenda 3 muajve, regjistrim i plotë 

Nga SCAN TV
Pronarët e ndërtesave do të paguajnë tabelat e adresave -

Pronarët e ndërtesave do të duhet të paguajnë vetë koston e tabelave të adresave për pronën e tyre. Në kuadër të sistemit të ri të adresave, Ministria e Brendshme ka propozuar një nismë të re ligjore që synon t’i japë fund problematikës së sistemit të adresave në Shqipëri.

Në këtë kontekst, nisma e re ligjore parashikon detyrimin e bashkive për të mbyllur brenda 90 ditëve procesin, një proces që do të përfshijë edhe vetë qytetarët. Në nenin 28 të ligjit propozohet që të shtohet edhe fjalia “Shpenzimet për tabelat e numërtimeve përballohen nga pronari i ndërtesës”.

Në rast se do të konstatohet se një bashki ka ende zona të paemërtuara, atëhere do të jetë kryetari i Bashkisë ai që do të gjobitet direkt me 100 mijë lekë nga drejtori i Gjendjes Civile, pjesë e Ministrisë së Brendshme.

Shqipëria nuk ka ende një sistem funksional adresash, kjo edhe për faktin se strukturat përkatëse nuk janë angazhuar në respektim të detyrimeve ligjore që kanë pasur për këtë pjesë. Afati për mbylljen e procesit ka qenë viti 2016 por nuk është arritur për faktin se janë hasur problematika me pushtetin vendor.

Me nismën e re, Bashkitë do të vendosin tabelat e emërtimit për zonat e qarkullimit civil brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga miratimi i këtij ligji, sipas adresave në Regjistrin Kombëtar të Adresave.

Struktura përgjegjëse për planifikimin e territorit në bashki duhet të identifikojë zonat e qarkullimit civil të paemërtuara. Po ashtu, Bashkia ka detyrimin që të kontrollojë për mbarëvajtjen e procesit të vendosjes së tabelave të numërtimit fizik të ndërtesave, të hyrjeve dhe apartamenteve. Pronari i ndërtesës duhet të vendosë tabelën e numërtimit brenda brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga miratimi i rregullave për vendosjen e tabelës së numërtimit.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat