Sondazhi i FIAA: Doganat marrin vlerësimin më të lartë nga të gjitha institucionet në Shqipëri
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) publikoi dje sondazhin me antarët e saj “Mjedisi i biznesit në Shqipëri 2023”. Sipas vlerësimit të investitorëve të huaj në Shqipëri Administrata Doganore kanë marrë vlerësimin më të lartë krahasuar me të gjitha institucionet e tjera, 75 nga 100 pikë duke shënuar performancën më të lartë.
Sipas njoftimit zyrtar të FIAA-s “në vlerësimin e marrëdhënieve mes investitorëve të huaj dhe institucioneve shqiptare, është shënuar një klimë proaktive e klimës për biznes. Marrëdhëniet me institucione si Administrata Doganore, Qeverisjen vendore, sistemi prokurimit publik, kanë shënuar mbi 70 pikë në shkallën e performancës duke marrë dhe vlerësimin më të lartë në këtë raport”.
Sipas studimit “Doing Bussines in Albania 2023”, investitorët e huaj janë pyetur se si i vlerësojnë marrëdhëniet me administratën doganore dhe rezultatet tregojnë se dogana ka përmirësuar me 3 pikë renditjen nga viti 2022 (72/100) dhe ka vlerësimin më të lartë dhe rekord për vitin 2023 (75/100) nga gjitha institucionet.
Administrata Doganore, duke vlerësuar rezultatet e sondazhit, mbetet e angazhuar në misionin e saj për të siguruar procedura doganore transparente, duke rritur bashkëpunimin me institucionet e tjera dhe sektorin privat në funksion të realizimit të të ardhurave për buxhetin e shtetit duke mbajtur ekuilibrin e duhur mes lehtësimit të procedurave dhe kontrolleve doganore.
SCAN
Sondazh

Tregti mallrash pa faturë - Policia sekuestron 217 celularë me vlerë rreth 70 mijë euro!
Policia e Shtetit njofton se si rezultat i kontrolleve në biznese në rrethin e Lezhës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën......

Cilat janë destinacionet kryesore të qëndrueshme të Europës për vitin 2024?!
Kategoria e qëndrueshme njeh vendet që fokusohen në turizmin e përgjegjshëm dhe strategjitë miqësore me mjedisin. Pesë destinacione në Europë janë ndër dhjetë......

Qeveria ruse mbështet një rritje rekord prej 68% në shpenzimet ushtarake!
Shpërthimi në shpenzimet e mbrojtjes ilustron vendosmërinë e Moskës për të vazhduar sulmin e saj ndaj Ukrainës pavarësisht kostos së konsiderueshme njerëzore......

Transmetimi i muzikës pasuron krijuesit - Burimi më i madh i fitimeve për kantautorët dhe kompozitorët
Transmetimi u bë burimi më i madh i të ardhurave për kompozitorët dhe kantautorët në vitin 2022 dhe ndihmoi në rritjen e koleksioneve të tyre me më shumë se......

1 në 12 italianë, në varfëri absolute - Arsyeja kryesore është inflacioni i lartë
Numri i italianëve që jetojnë në “varfëri absolute” është rritur në mënyrë dramatike gjatë 10 viteve të fundit, sipas një raporti të ri të publikuar nga......

Apeli i studiuesve të klimës: Kriza klimatike të shpallet emergjencë shëndetësore!
Studiues nga e gjithë bota i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH që të shpallë krizën e klimës si gjendjen emergjence shëndetësore globale.......

Samiti i BE-së: Arrihet marrëveshja për deklaratën mbi Lindjen e Mesme!
Pas një maratone diskutimesh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE në samitin e tyre në Bruksel ranë dakord për një deklaratë përfundimtare në lidhje......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka shënuar rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 99.7 lekë dhe......