Apeli i studiuesve të klimës: Kriza klimatike të shpallet emergjencë shëndetësore!

Studiues nga e gjithë bota i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH që të shpallë krizën e klimës si gjendjen emergjence shëndetësore globale. Ndryshimi i klimës favorizon ndër të tjera edhe përhapjen e sëmundjeve dhe vështirëson sigurimin e ushqimit, sipas tyre.
Më shumë se 200 revista shkencore e publikuan njëkohësisht apelin e studiuesve që kjo gjendje emergjence të shpallet para pranverës 2024, kohë kur zhvillohet edhe Asambleja e Përgjithshme e OBSH. Këtu bëjnë pjesë edhe revista të njohura si "The Lancet" apo "The British Medical Journal".
Sipas studiuesve është gabim i rrezikshëm të vështrohen ndarazi kriza e klimës dhe ajo natyrore, thuhet në apel. Shëndeti njerëzor dëmtohet direkt si nga kriza e klimës edhe nga humbja e llojeve në natyrë. "Kjo krizë e pandashme planetare do të ketë efekte të mëdha në shëndet, sepse mund të shkatërrojë sistemet sociale dhe ekonomike", shkruajnë autorët.
Ndryshimi i klimës çon sipas kësaj në "zvogëlimin e tokës, strehimit, ushqimit dhe ujit." Kjo do të ketë efekte të mëdha në shëndetin njerëzor dhe do të ashpërsojë varfërinë, "që më tej çon në migracion masiv dhe konflikte." Edhe rritja e temperaturave dhe ekstremet e motit çojnë në përhapjen e sëmundjeve ngjitëse.
Ndotja e mjedisit dëmton burimet ujore, për shkak të ndotjes së deteve do të ulet numri i peshqve si ushqim. Reduktimi i larmisë së llojeve do e bëjë të vështirë që njerëzimi të ushqehet në mënyrë të shëndetshme, theksojnë studiuesit.
Më shumë ndërhyrje në zonat natyrore e sjell njeriun në kontakt më të ngushtë me shumë lloje. Me këtë rritet rreziku i sëmundjeve dhe kalimit të parazitëve tek njeriu.
Sipas studiuesve, sistemet ekologjike do të jenë para kolapsit dhe efekti për shëndetin katastrofik. "Vendimmarrësit politikë duhet që të dallojnë rreziqet e kërcënimeve të rënda për shëndetin nga kriza planetare dhe avantazhet për shëndetin në rast se kriza mposhtet."
Shpallja e një gjendjeje emergjence shëndetësore është shkalla më lartë e alarmit që OBSH mund të japë sikurse bëri edhe gjatë pandemisë.
E . S / SCAN
Sondazh

Samiti i BE-së: Arrihet marrëveshja për deklaratën mbi Lindjen e Mesme!
Pas një maratone diskutimesh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE në samitin e tyre në Bruksel ranë dakord për një deklaratë përfundimtare në lidhje......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka shënuar rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 99.7 lekë dhe......

Kina zbulon mineralin e rrallë - Revolucion në fushën e baterive. Vetitë superpërcjellëse zgjasin me vite jetën e tyre
Shkencëtarët në Kinë kanë zbuluar një lloj minerali të paprecedentë që përmban një mineral të rrallë, që njihet për vetitë e tij superpërcjellëse. Xeherori, i......

Bullgaria braktis teknologjinë sovjetike - 250 milionë euro investim për atë amerikane në centralet bërthamore
Qeveria bullgare ka filluar ndërtimin e njësisë 7 në termocentralin bërthamor Kozloduy, duke futur teknologjinë amerikane në Europë, me investime fillestare......

Automotive Fair Albania, seri aktivitetesh e risi - Rikthehet edicioni II i ngjarjes më të shumëpritur të makinave!
Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania është rikthyer te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, me një sërë aktivitetesh e risish, si......

Nis puna për studimin e fizibilitetit për interkoneksionin Shqipëri-Itali - Zv.kryeministrja Balluku, në Takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik
Shqipëria dhe Italia do të nisin punën e përbashkët për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik sa i takon linjës së interkonjeksionit......

Automotive Fair Albania II, rikthehet edicioni i dytë i ngjarjes më të shumëpritur të makinave!
Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania rikthehet në datat 26-29 tetor te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, me një sërë......

Takimi i Komitetit të Përbashkët Ekonomik, Shqipëri-Itali, Balluku në Romë: Bashkëpunim dhe projekte konkrete në sektorin energjetik
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në Romë, në vijim të Takimit të Komitetit të Përbashkët......