Automotive Fair Albania II, rikthehet edicioni i dytë i ngjarjes më të shumëpritur të makinave!
Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania rikthehet në datat 26-29 tetor te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, me një sërë aktivitetesh e risish, si një mundësi për promovim të mëtejshëm për Automotivin dhe Transportine Gjelbër, Lëvizshmërinë e Sigurt dhe argëtimin, ku publikut do t’i ofrohen mini-gara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe ku nuk do të mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.
Për të dytin vit radhazi ky panair, organizohet me përkrahjen e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranë ku këtë vit Tirana është përzgjedhur si Kryeqyteti Evropian i Sportit.
Panairi çeli siparin mbrëmjen e sotme me fjalët përshëndetëse nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, Drejtori i Përgjithshëm, Blendi Gonxhja, si dhe nga Giuseppe Bonollo, një figurë shumë e rëndësishme në botën e marketingut dhe shitjes në industrinë automobilistike, Drejtor i Marketingut dhe Strategjisë së Produktit në kompaninë e Ferrarit dhe Masseratit.
Përgjatë panairit, krahas hapësirës së dedikuar për të gjithë të pasionuarit pas automjeteve klasike, atyre moderne, teknologjisë së automjeteve dhe jo vetëm, do të zhvillohen konferenca me mbi 40 folës e ekspertë të lëvizshmërisë, sigurisë rrugore e sipërmarrës, Climathon dhe aktivitete formuese e argëtuese për moshat e reja e publikun e gjerë, gara e shfaqje sportive.
Qëllimi i këtij panairi lidhet me promovimin e industrisë automotive drejt krijimit të një ekosistemi nxitës e të qëndrueshëm, përmes qasjes bashkëpunuese nga qeverisja, qendrore e vendore, në sinergji me tërë faktorët e aktorët e tregut, brenda dhe jashtë vendit, në arritjen e një realiteti konkurrues për ekonominë automotive si edhe njohjen dhe afrimin e investitorëve potencialë.
Automotive Fair Albania II do të organizohet në datat 26-29 tetor te Pallati i Kongreseve dhe gjithashtu do të përfshijë një sërë eventesh motorsportive përgjatë këtyre ditëve edhe nësheshin “Nënë Tereza”, sheshin “Italia” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të tilla si: Festival of Speed, Dual Track Race me mjete elektrike, Tirana 24H, gara Supermoto, Drift & Burnout show, si dhe për herë të parë Tirana Grand Prix, në bashkëpunim me Old Cars Club ku do të vijnë nga Italia të garojnë në cirkuitin e kryeqytetit, mjete të veçanta e të rralla duke sjellë emocione për publikun shqiptar, plot adrenalinë shoqëruar me muzikë nga grupe e DJ të njohur.
SCAN
Sondazh

Takimi i Komitetit të Përbashkët Ekonomik, Shqipëri-Itali, Balluku në Romë: Bashkëpunim dhe projekte konkrete në sektorin energjetik
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në Romë, në vijim të Takimit të Komitetit të Përbashkët......

Nafta, e qëndrueshme pranë 90 USD - Investitorët, të fokusuar te drejtimi që do të marrë lufta
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi ecuria e tregut është ndikuar nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe nga rritja e rezervave të naftës......

Ekonomia amerikane rritet me 4.9% në T3 - BQE nuk ndryshon normën bazë, Banka e Turqisë e rrit në 35%
Dollari amerikan po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, ndërsa ka zgjeruar fitimet në orët e pasdites, menjëherë pas publikimit të të dhënave mbi......

Ari ngjitet në nivelin më të lartë në 5 muaj - Mbështetet nga rritja e yield-it të obligacioneve në SHBA
Metalet e çmuara po shfaqen të qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohen pranë nivelit më të lartë në 5 muajt e fundit. Investitorët janë të......

Meta dyfishon fitimet në tremujorin e tretë - Paralajmëron rënie të të ardhurave në tremujorin e fundit
Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, thuajse ka dyfishuar fitimet e saj dhe ka regjistruar shitje rekord në tremujorin e tretë të këtij viti, por......

Bitcoin, i qëndrueshëm pranë 34,300 USD - Në dy javët e fundit, kriptomonedha më e madhe rritet me mbi 30%
Bitcoin po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, megjithatë po tregtohet në mbi 34,000 dollarë pranë nivelit më të lartë në 18 muajt e fundit.......

Bursat europiane thellojnë humbjet - Ndikohen nga rezultatet zhgënjyese të korporatave
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa fokusi është i përqëndruar te fitimet tremujore të korporatave, për tremujorin e tretë......

Ekonomia e SHBA-së rritet me gati 5% në T3 - Amerikanët shpenzuan më shumë për gjithçka, nga makinat e deri tek restorantet!
Ekonomia amerikane u zgjerua me një normë të fuqishme vjetore prej 4.9% nga korriku deri në shtator, pasi amerikanët sfiduan çmimet më të larta, rritjen e......