Bota Postuar më 26 Tetor 2023, 19:20

Ari ngjitet në nivelin më të lartë në 5 muaj - Mbështetet nga rritja e yield-it të obligacioneve në SHBA

Nga SCAN TV
Ari ngjitet në nivelin më të lartë në 5 muaj -

Metalet e çmuara po shfaqen të qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohen pranë nivelit më të lartë në 5 muajt e fundit. Investitorët janë të fokusuar te forcimi i dollarit amerikan dhe te yield-et e obligacioneve amerikane, por edhe te zhvillimet në Lindjen e Mesme. Kontrata “spot” e arit po tregtohet në rreth 1985 dollarë për onz, ndërsa kontrata “futures” po tregtohet pranë 2000 USd për onz.

Dollari amerikan dhe yield-et e obligacioneve 10-vjeçare të thesarit në SHBA u rritën ndjeshëm në sesionin e kaluar, për shkak se të dhënat pozitive ekonomike sugjerojnë se normat e interesit do të qëndrojnë të larta.

Investitorët po presin të dhënat që do të publikohen në SHBA mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto, më vonë gjatë ditës së sotme dhe inflacionin bazë, që publikohet të premten. Analistët parashikojnë se ekonomia më e madhe në botë do të jetë zgjeruar edhe në tremujorin e tretë të këtij viti. Ndërkohë, Banka Qendrore Europiane e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 4%.

Këshilli Drejtues i BQE pret që inflacioni të arrijë në 2.1% në terma afatmesëm. Gjithashtu, investitorët po presin edhe zhvillimet që kanë të bëjnë me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, pasi frika kryesore është përhapja e këtij konflikti edhe në vendet e tjera të rajonit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat