290 milionë lekë për bazën ajrore të Kuçovës – Do të ndërtohet infrastruktura e nevojshme, hangari I avionëve dhe mjedise shërbimi
Ministria e Mbrojtjes ka hapur një tender me vlerë 290 milionë lekë për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, hangarin e avionëve dhe mjediset e shërbimit.
Dokumentet e tenderit pritet të dorëzohen deri më 13 nëntor, ndërsa parashikohet që krahas punës për ndërtimin e hangarit, do të kryhen edhe punime rrugore, si dhe shtrimi e asfaltimi.
Sipas dokumenteve të tenderit, gjithshka duhet të përfundojë 1 vit nga nisja e punimeve. Rreth 4 vite më parë Nato mori vendimin për ta kthyer aeroportin e vjetër të Kuçovës në një bazë ajrore të Aleancës.
Ndërkohë, në fillim të vitit 2022 nisën zyrtarisht punimet për ndërtimin e bazës taktike ajore të Nato-s, e para e Aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Parashikohet, që investimi për këtë qëllim të arrijë një vlerë prej rreth 50 milionë euro.
SCAN
Sondazh

Sunak: Mbretëria e Bashkuar do të krijojë institutin e parë në botë të sigurisë së AI!
Mbretëria e Bashkuar thotë se do të krijojë institutin e parë në botë të sigurisë së AI për të parandaluar që teknologjia t'i shpëtojë kontrollit......

“Lungomare 3”: Vijon puna për zbatimin e projekteve transformuese infrastrukturore!
Në kantierin e ri të “Lungomare 3”, i cili shtrihet përgjatë vijës bregdetare nga tuneli i Ujit të Ftohtë në Vlorë deri në Radhimë dhe Orikum, ishte prezent......

BE zbulon deri në 16 miliardë euro fonde të pashpërndara ndërsa blloku kërkon 100 miliardë euro shtesë!
Brukseli po kërkon nga anëtarët e BE-së një shtesë prej 100 miliardë eurosh për katër vitet e ardhshme, por disa vende kanë vërejtur 16 miliardë euro fonde të......

Mes një sfondi të vështirë ekonomik bankat europiane publikojnë rezultate të përziera!
Deutsche Bank, Barclays dhe Lloyds kanë publikuar të gjitha rezultatet e tyre të tremujorit të tretë këtë javë. Aksionet e Deutsche Bank u rritën me 7% të......

8.6 milionë dollarë për naftën e fermerëve - Hapet tenderi/ Deri tani kanë përfituar mbi 33 mijë aplikantë, vetëm 7.1% janë gra
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur tenderin prej rreth 867 milionë lekësh apo 8.6 milionë dollarësh për blerjen e karburantit me qëllim që......

Sllovakia njofton përfundimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën!
Sllovakia ka qenë deri më tani një mbështetëse e vendosur e Kievit që kur Rusia pushtoi në shkurt të vitit të kaluar, duke dhuruar armë dhe duke hapur kufijtë......

Gjeografia e tryezës shqiptare - Italia zë peshën më të madhe të importit të ushqimeve, me 19.2%
Shifrat e tregtisë së jashtme tregojnë se importi i produkteve ushqimore nga Shqipëria ka prekur rekord historik. Gjatë vitit 2022 janë importuar rreth 149......

Ekonomia gjermane, e treta në botë - Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti 4.43 trilionë dollarë në 2023
Ekonomia gjermane pritet të lërë pas Japoninë për t'u bërë ekonomia e tretë më e madhe në botë në vitin 2023 falë dobësimit të jenit ndaj dollarit dhe......