Gjeografia e tryezës shqiptare - Italia zë peshën më të madhe të importit të ushqimeve, me 19.2%
Shifrat e tregtisë së jashtme tregojnë se importi i produkteve ushqimore nga Shqipëria ka prekur rekord historik. Gjatë vitit 2022 janë importuar rreth 149 miliardë lekë produkte të kategorisë “Ushqime, pije, duhan”.
Sipas të dhënave të INSTAT ky kapitull nuk është i ndarë prandaj shifrat e importit të ushqimeve nuk janë të zhveshura nga pijet dhe duhani, megjithatë pjesën dërrmuese e zënë ushqimet. Në vitin 2021 janë llogaritur 130 miliard lekë importe të ushqimeve, duke shënuar kështu një rritje për vitin 2022 me 14.7%. Që nga viti 2004 importet e ushqimeve kanë shënuar rritje vit pas viti, duke arritur rekord në vitin 2022.
Por cila është gjeografia e tyrezës shqiptare? `Scan Intel` ka analizuar dhe përpunuar shifrat zyrtare për të kuptuar se nga vijnë importet e ushqimeve. Sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” partneri kryesor sa i përket importeve të ushqimeve është Italia me vlerë rreth 28.6 miliard lekë. Ndjek në renditje Greqia me 18.1 miliard lekë dhe Serbia është e treta me 11.4 miliardë lekë për vitin 2022. Polonia, Turqia, Gjermania dhe Brazili ndjekin në renditje.
Nëse e analizojmë në peshë shohim se në totalin e importeve të ushqimeve Italia zë 19.2%, Greqia 12.2%, Serbia 7.6% dhe Polonia si partneri i katërt zë 5.6%. Referuar të dhënave Kosova zë 2.4% të totalit në importin e ushqimeve për vitin 2022.
Por, cilat janë produktet kryesore të importeve shqiptare sa i përket ushqimeve? Duke u bazuar në shifrat vitit 2022, në vend të parë, si produkti me vlerën më të lartë nominale të importeve sipas kapitujve mes ushqimeve, qëndrojnë produktet e peshkut, me 12.1% të totalit në vlerë.
Ndiqet nga drithërat me një peshë po prej 10.6%. Vajrat, mishi, zarzavatet dhe frutat ndjekin në renditje mes kapitujve ushqimore me peshën më të lartë ndaj totalit të importeve të ushqimeve gjithsej. Sipas shifrave të INSTAT pesë të parat e listës përfaqësojnë 48.6% të totalit të importeve shqiptare të ushqimeve, të paktën referuar shifrave të vitit 2022.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Ekonomia gjermane, e treta në botë - Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti 4.43 trilionë dollarë në 2023
Ekonomia gjermane pritet të lërë pas Japoninë për t'u bërë ekonomia e tretë më e madhe në botë në vitin 2023 falë dobësimit të jenit ndaj dollarit dhe......

Detyrime për bizneset që gjenerojnë mbetje - Pr.ligji/ Do financojnë grumbullimin dhe riciklimin. Gjoba “të kripura” nëse s’përmbushen
Çdo biznes që hedh në treg produkte, konsumimi i të cilave krijon mbetje, do të ketë detyrime shtesë për t’i menaxhuar. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka......

Cilat janë problemet e investitorëve të huaj në Shqipëri? - Anketa e FIAA/ Ndryshimi i praktikave tatimore dhe tregu i punës
Zhvlerësimin i Euros dhe norma e lartë aktuale të inflacionit konsiderohen nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) si dy çështjet më të rënda me......

Ligj i ri për investimet e huaja - Mete, takim me investitorët e huaj: Orientim drejt sektorëve prioritarë
Së shpejti, Shqipëria do të ketë një ligj të unifikuar për investimet. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në eventin e prezantimit të......

Ndryshimet klimatike kushtojnë 391 milionë USD në ditë - Humbje të konsiderueshme nga pasojat e ngjarjeve ekstreme të motit
Kriza klimatike, një nga sfidat më të mëdha të epokës moderne, po shkakton reaksione zinxhir, nga jeta jonë e përditshme në ekonominë globale, siç zbulohet nga......

Greqi, ulje çmimi për 233 produkte në supermarkete - Nga 5%, deri në 23%. Nisma do të jetë në fuqi për gjashtë muaj
Ministri grek i zhvillimit, Kostas Skrekas, bëri publike listën me 233 produkte që deri më tani janë përfshirë në masën e përhershme të uljes së çmimeve, e......

Na duhet në të vërtetë euro digjitale?! - Drejtuesit e bankave, të shqetësuar nga kostot
Njoftimi i Bankës Qendrore Europiane se do të prezantojë euron digjitale pas disa vitesh do të thotë se është koha për të parë qartë vlerën e kësaj forme të re......

Borxhi publik kalon pragun 13 miliardë euro - Nga viti 2020, deri në shtator 2023 huaja qeveritare u rrit me 3 miliardë euro
Pas një rënie të lehtë në vitin 2022, borxhi publik i Shqipërisë ka shënuar rritje drastike gjatë nëntëmujorit të këtij viti në vlerën 1.39 trilionë lekë, ose......