Europa Postuar më 26 Tetor 2023, 11:21

Ekonomia gjermane, e treta në botë - Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti 4.43 trilionë dollarë në 2023

Nga SCAN TV
Ekonomia gjermane, e treta në botë - Prodhimi i Brendshëm Bruto

Ekonomia gjermane pritet të lërë pas Japoninë për t'u bërë ekonomia e tretë më e madhe në botë në vitin 2023 falë dobësimit të jenit ndaj dollarit dhe euros.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë do të arrijë në 4.43 trilionë dollarë këtë vit krahasuar me 4.23 trilionë dollarë që pritet të jetë ajo e Japonisë. Kjo mund ta vendosë Gjermaninë në vendin e tretë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës për sa i përket madhësisë ekonomike.

Këto parashikime vijnë pasi jen-i qëndron shumë pranë nivelit 160 kundrejt euros dhe mbetet në distancën prekëse të nivelit më të ulët 33-vjeçar kundrejt dollarit, nivel që ka nxitur ndërhyrje nga autoritetet monetare japoneze për të mbështetur monedhën. Euro arriti për herë të fundit 160 jen në gusht 2008.

Dobësia e jenit është kryesisht për shkak të dallimeve thelbësore në politikën monetare. Rezerva Federale e SHBA dhe BQE rritën normat e interesit nga nivelet më të ulëta të pandemisë për të trajtuar inflacionin, ndërsa banka qendrore e Japonisë vazhdoi të ofrojë mbështetje për ekonominë japoneze teksa përpiqet të stimulojë rritjen e çmimeve pas vitesh deflacioni.

Ndërsa FED dhe BQE pritet të mbajnë të pandryshuara normat e interesit në mbledhjet e tyre të ardhshme, pritshmëritë që kostot e huamarrjes do të mbeten më të larta për më gjatë, ka të ngjarë të ruajnë presionin mbi jenin. Banka qendrore e Japonisë mblidhet javën e ardhshme, por analistët nuk presin një fund të normave negative të interesit përpara vitit të ardhshëm.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat