Ligj i ri për investimet e huaja - Mete, takim me investitorët e huaj: Orientim drejt sektorëve prioritarë

Së shpejti, Shqipëria do të ketë një ligj të unifikuar për investimet. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në eventin e prezantimit të gjetjeve të anketimit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) “Mjedisi i biznesit në Shqipëri 2023”, ku theksoi se po punohet për hartimin e një kuadri të ri ligjor për investimet, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për sipërmarrjet e huaja.
“Po punohet gjithashtu për hartimin e një kuadri të ri ligjor për një ligji të unifikuar të investimeve, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorë prioritarë”.
Ministri vlerësoi anketimin e realizuar nga FIAA, i cili vëren përmirësim të ndjeshëm në vlerësimin e përgjithshëm të klimës së të bërit biznes dhe pritshmëritë për përmirësim të mëtejshëm.
“Përmirësimi i një sërë treguesve të anketimit, si ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me administratën tatimore e doganore, nivelin e transparencës, konkurrencën, si edhe nivelin e burokracisë me të cilën përballen bizneset, dëshmojnë se kemi pasur rezultate pozitive në këtë drejtim”.
Vitin e kaluar Investimet e Huaja Direkte kapën një shifër prej 1.3 miliardë euro dhe trendi vijon të mbetet pozitiv, dhe në 6-mujororin e parë arritën afro 700 milionë euro. Ministri u shpreh se qeveria mbetet e angazhuar përmes politikave dhe nismave të caktuara për të rritur aftësimin profesional dhe për të stimuluar pjesëmarrjen e të rinjve në tregun e punës.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ndryshimet klimatike kushtojnë 391 milionë USD në ditë - Humbje të konsiderueshme nga pasojat e ngjarjeve ekstreme të motit
Kriza klimatike, një nga sfidat më të mëdha të epokës moderne, po shkakton reaksione zinxhir, nga jeta jonë e përditshme në ekonominë globale, siç zbulohet nga......

Greqi, ulje çmimi për 233 produkte në supermarkete - Nga 5%, deri në 23%. Nisma do të jetë në fuqi për gjashtë muaj
Ministri grek i zhvillimit, Kostas Skrekas, bëri publike listën me 233 produkte që deri më tani janë përfshirë në masën e përhershme të uljes së çmimeve, e......

Na duhet në të vërtetë euro digjitale?! - Drejtuesit e bankave, të shqetësuar nga kostot
Njoftimi i Bankës Qendrore Europiane se do të prezantojë euron digjitale pas disa vitesh do të thotë se është koha për të parë qartë vlerën e kësaj forme të re......

Borxhi publik kalon pragun 13 miliardë euro - Nga viti 2020, deri në shtator 2023 huaja qeveritare u rrit me 3 miliardë euro
Pas një rënie të lehtë në vitin 2022, borxhi publik i Shqipërisë ka shënuar rritje drastike gjatë nëntëmujorit të këtij viti në vlerën 1.39 trilionë lekë, ose......

Semafori me 16 ekrane në Barcelonë - Tërbohen drejtuesit e mjeteve, kaos në trafik
Në qytetin më të madh të Katalonjës, semaforët për çiklistët shkaktojnë probleme serioze në trafik, gjë që nuk është për t'u habitur kur shihet se si duket......

Si ngrënia e gomave të makinave po krijon një problem të madh për mjedisin?!
500.000 tonë mikroplastikë që krijohen nga ngrënia e gomave çdo vit përfundojnë në mjedis, në gjithë botën kjo shifër është 6,1 milionë tonë. Në çdo frenim......

Forcohen Dollari dhe Paundi ndërsa Euro dhe Franga nuk luhaten!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes duke 7u blerë sot me 99.7 lekë dhe duke u shitur me 100.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Mete me investitorët e huaj: Po punojmë për një ligj të ri të unifikuar për investimet!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në eventin e prezantimit të gjetjeve të anketimit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri......