Si ngrënia e gomave të makinave po krijon një problem të madh për mjedisin?!

500.000 tonë mikroplastikë që krijohen nga ngrënia e gomave çdo vit përfundojnë në mjedis, në gjithë botën kjo shifër është 6,1 milionë tonë. Në çdo frenim frenash, rritje shpejtësie dhe ecje rrotat humbasin në substancë, dhe në fund "të jetës” përfundojnë me katër kilogram më pak se në fillim të jetës. Një rol të rëndësishëm përveç kësaj luajnë ndërmarrjet shtetërore të ujrave, të manaxhimit të qytetit si dhe urbanistët e rrugëve dhe transportit, dhe së fundi edhe shoferët e makinave mund të bëjnë diçka duke u dhënë makinave në mënyrë jo agresive, ose duke mos i përdorur makinat fare, por duke përdorur autobusët dhe tramvajet.
Prodhuesi i gomave të makinave "Michelin" e lufton këtë problem duke prodhuar goma që jetojnë gjatë. Ngrënia e gomave ka arritur të ulet kështu me 5 %, shpjegon Cyrille, drejtor shkencor dhe komunikimi tek Michelin. "Por ne deri më sot nuk e dimë, si mund ta prodhojmë një rrotë që të jetë e sigurt, të përballojë rrugën dhe njëkohësisht të mos prodhojë emisione plastike." Aktualisht është duke u punuar për të gjetur materiale ricikluese ose zëvendësuese për përzierjet kimike që përdoren për gomat.
Një gomë makine përbëhet nga kauçuk sintetik, lëndë mbushëse dhe shtesa kimike. Shtesa kimike me emrin 6PPD kujdeset për rritjen e sigurisë. Kur pjesëzat plastike që prodhohen nga fërkimi i gomave përfundojnë në lumenj, shtesa 6PPD oksidohet dhe kthehet në lëndë të fortë helmuese për salmonët e argjendë. 6PPD përfundon po ashtu në gjethet e sallatës. Këtë kanë mundur ta dëshmojnë shkencëtarët në Universitetin e Vjenës gjatë një analize laboratorike, rezultatet e të cilës u publikuan këtë vit në revistën shkencore, Environmental Science & Technology. Që sallata merr lëndë helmuese edhe kur rritet në fushë të hapur, e kanë treguar analizat e revistës zvicerane të konsumatorëve, K-Tipp. Sallata dhe peshqit janë dy shembuj, që tregojnë se si pjesëzat plastike të prodhuara nga fërkimi i gomave mund të përfundojnë direkt në zinxhirin e lëndëve tona ushqyese.
Cyrielle Roget nuk mendon se shpejt do të gjendet një lëndë tjetër që të zëvendësojë 6PPD. "Puna kërkimore kushton shumë para, sepse para se të bëhet zëvendësimi i një materiali, duhet të jemi të sigurt se materiali i ri nuk është helmues për llojet e tjera të kafshëve, ose se siguria e gomave nuk ka rënë,” thotë Roget. Për efektin toksik të fërkimit të gomave është duke u diskutuar aktualisht shumë në Bruksel. Bashkimi Europian kërkon që me normën 7 europiane, të vendosë vlera fiks maksimale për fërkimin e gomave. Si do të jenë këto norma, për këtë janë duke u zhvilluar ende diskutime. Përveç kësaj nevojitet një proces i standardizuar për të matur fërkimin e gomave. Prodhuesit e gomave kanë zhvilluar në nivel ndërkombëtar një metodë për këtë gjë.
Dhe ekziston po ashtu mënyra më e papërshtatshme politike për të ulur fërkimin e gomave, thotë në fund të bisedës Thilo Hofmann. Kjo zgjidhje do të përdoret në transportin individual. Në fakt kjo duhet reduktuar shumë. Logjika e thjeshtë është: një gomë që nuk rrotullohet, nuk fërkohet me rrugën dhe nuk prodhon pjesëza plastike. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Forcohen Dollari dhe Paundi ndërsa Euro dhe Franga nuk luhaten!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes duke 7u blerë sot me 99.7 lekë dhe duke u shitur me 100.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Mete me investitorët e huaj: Po punojmë për një ligj të ri të unifikuar për investimet!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në eventin e prezantimit të gjetjeve të anketimit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri......

Kategoritë/Kush do të marrë shërbime bankare me 0 komision. Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për llogaritë me shërbime bazike
Pas konsultimesh e diskutimesh të shumta, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për llogaritë bazike. Nisma ka si synim rritjen e depërtimit të......

Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Tkurret furnizimi i tregut në SHBA, frikë për recesion në Eurozonë
Çmimet e naftës po tregtohet të qëndrueshëm në sesionin e sotëm pasi shenjat për shtrëngimin e furnizimit të tregut në SHBA kanë eklipsuar të dhënat ekonomike......

Dollari zgjeron fitimet - Mbështetet nga rritja e aktivitetit të biznesit në SHBA
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi të aktiviteti i biznesit në SHBA ju rikthye rritjes duke i dhënë fund 5 muajve të kontraktimit.......

Ari luhatet në një interval prej 10 USD - Investitorët presin PBB në SHBA dhe takimin e FED
Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm dhe po luhatet në një interval prej 10 dollarësh, pasi investitorët nuk kanë preferuar të ndërmarrin......

Bitcoin, në nivelin më të lartë në 18 muaj - Tregu karakterizohet nga optimizmi për miratimin e ETF në bitcoin
Bitcoin po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pas fitimeve me rreth 10% një ditë më parë dhe po tregtohet në mbi 34,300 dollarë, niveli më i lartë në......

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - Deutsche Bank raporton fitime neto prej 1 miliard euro
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po monitorojnë fitimet tremujore të korporatave në SHBA dhe në Europë. Indeksi......