Bota Postuar më 25 Tetor 2023, 18:30

Bitcoin, në nivelin më të lartë në 18 muaj - Tregu karakterizohet nga optimizmi për miratimin e ETF në bitcoin

Nga SCAN TV
Bitcoin, në nivelin më të lartë në 18 muaj - Tregu

Bitcoin po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pas fitimeve me rreth 10% një ditë më parë dhe po tregtohet në mbi 34,300 dollarë, niveli më i lartë në 18 muajt e fundit. Tregu vijon të karakterizohet nga optimizmi se shumë shpejt Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA do të licencojë jë Fond të Tregtueshëm në Shkëmbim në bitcoin, ose siç njihen ndryshe ETF. Të martën, bitcoin realizoi ditën më të mirë në thuajse një vit, ndërsa të gjitha kriptomonedhat e tjera patën një tendencë në rritje.

Çdo miratim nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë (SEC) i një fondi të tregtuar në shkëmbim (ETF) që zotëron bitcoin, parashikohet të nxisë kërkesën për këtë kriptomonedhë. Një ETF në bitcoin, do t'u mundësonte investitorëve akses në kripto nëpërmjet tregut të aksioneve, duke sjellë një valë të re të kapitalit në këtë sektor.

Bitcoin, që cilësohet si një aktiv shumë i paqëndrueshëm, është dyfishuar gjatë këtij viti. Kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, Ethereum po tregtohet në rreth në 1,790 dollarë për onz, niveli më i lartë që nga gushti i këtij viti.

Edhe aksionet e lidhura me kriptomonedhat, si Coinbase Global dhe pronari i bitcoin MicroStrategy fituan më shumë se 7% dhe 12% respektivisht. Gjiganti i investimeve, BlackRock, është ndër firmat e mëdha financiare amerikane, që ka aplikuar për një ETF në bitcoin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat