BQE mblidhet në Athinë - Pritet të sinjalizojë se normat e interesit do të qëndrojnë të larta

Banka Qendrore Evropiane pritet që t’i mbajë të pandryshuara normat e interesit, në takimin që zhvillohet këtë javë në Athinë. Ndërsa presionet inflacioniste në 20 vendet e Eurozonës po lehtësohen dhe perspektiva ekonomike po përkeqësohet, BQE do të insistojë në mbajtjen e normave të larta për një periudhë të gjatë kohore. Me paqëndrueshmërinë e fundit të tregut të obligacioneve, bisedimet për një dalje nga programi i shtrëngimit sasior mund të shtyhen në takimet e ardhshme.
“Ndërsa inflacioni vazhdon të bjerë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit dhe efektet e mundshme negative në tregun e naftës, paraqesin një rrezik të ri për inflacionin,” deklaroi Dirk Schumacher, vëzhgues i BQE pranë Natixis. “Rreziqet e jashtme ndaj rritjes ekonomike janë shtuar, duke e komplikuar më tej punën e Bankës Qendrore Europiane,” shtoi ai.
Inflacioni gjatë shtatorit tregoi një rënie në 4.3% nga 5.2% që ishte në gusht, referuar të dhënave të Eurostat. Rënia ishte më e madhe se parashikimet e analistëve, por rreziqet e larta ndaj inflacionit mbizotërojnë përballë efektit të rritjes së pagave dhe kërcënimit të një çmimi më të lartë të naftës.
Që nga takimi i fundit i BQE-së, ku vetëm një shumicë e vogël anëtarësh të këshillit votuan për një rritje të normës bazë të interesit, yield-et e obligacioneve janë rritur ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësime në institucionin me bazë në Frankfurt.
Rritja e normave afatgjata të interesit, në varësi të shkaqeve kryesore, dhe rritja e paqëndrueshmërisë së tregut mund të jenë sfidat kryesore të qëndrimit aktual të politikës monetare dhe të përpjekjeve të BQE për të shmangur një recesion në bllok. Rritja e yield-eve të obligacioneve mund të risjellë në vëmendje edhe diskutimet nëse duhet shpejtuar reduktimi i bilancit të BQE apo siç njihet ndryshme blerja e obligacioneve në tregjet dytësore. Yield-e më të larta të rang global dhe një “spread” më i madh sugjerojnë se mund të ketë probleme për BQE në përshpejtimin e reduktimit të blerjes së bonove të lidhura me PEPP, që është Programi i Blerjes Emergjente të Pandemisë. PEPP është është një program fleksibël i blerjes së obligacioneve, i prezantuar gjatë pandemisë së koronavirusit.
“Nëse tregjet qetësohen përsëri gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, ne do të shohim ende një shans që BQE të fillojë zvogëlimin e blerjes së obligacioneve apo edhe përfundimin e tij brenda disa tremujorësh”, deklaroi për CNBC analisti i UBS, Reinhard Cluse.
Çështja se për sa kohë do të zbatohet shtrëngimi sasior do të jetë një ndër temat kryesore të diskutimeve në takimin e Athinës, që do të shënojë edhe fillimin e uljes së interesave.
Megjithatë, Këshilli Drejtues i BQE do të jetë i kujdesshëm në lidhje me orientimin e gabuar drejt normalizimit të politikës monetare. Disa analistë parashikojnë se kjo mund të ndodhë në takimin e shtatorit të vitit 2024.
Gjithsesi, investitorët dhe analistët janë të sigurt se norma bazë të interesit nuk do të rritet në takimin e Athinës, që zhvillohet të enjten. Në të njëjtën linjë pritet të jetë edhe Rezerva Federale dhe Banka e Anglisë, në takimet që zhvillojnë javën e ardhshme.
Më herët, zyrtarët më të lartë të Bankës Qendrore Europiane, madje edhe vetë presidentja Christine Lagarde, kanë sinjalizuar se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë më të gjatë. Rritja e interesave e ka bërë më të shtrenjtë për konsumatorët marrjen e huasë për blerjen e një shtëpie ose një makine, apo për bizneset që duan të marrin kredi për t'u zgjeruar dhe investuar. Inflacioni në 20 vendet që përdorin euron ka rënë nga kulmi prej 10.6% vitin e kaluar në 4.3% në shtator të këtij viti, duke reflektuar kryesisht rënien e mprehtë të çmimeve të energjisë. Por, inflacioni ende po qëndron shumë larg objektivit të BQE prej 2%.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Kompania ajrore Ryanair vjen në Shqipëri - Mete: Hapen 1000 vende pune, më shumë destinacione fluturimi
Me 17 destinacione dhe 200 fluturime në javë, kompania ajrore Ryanair do të nisë operimet në Shqipëri, nga data 31 tetor. Gjatë një konference për shtyp......

Shofer që 17 vjeç? Blendi Gonxhja shpjegon në Scan Live çfarë është “patenta me shoqërim”
Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së ka qenë i ftuar në emisionin Scan Live me Jenida Vladi, për modelin e suksesshëm që Gjermania aplikon prej 5 vitesh, që të......

Tregjet europiane ‘në të kuqe’ para vendimit kryesor për normën e BQE-së!
Tregjet europiane u hapën në të kuqe të mërkurën, ndërsa FTSE 100 ishte e pandryshuar ndërsa investitorët presin një vendim për normën bazë të interesit nga......

Kërkesat e turizmit për paketën fiskale - Topuzi: Të ulet TVSH për ushqimet dhe pijet. Të njehsohemi me rajonin
Në një kohë që pritet të miratohet në qeveri buxheti dhe paketa fiskale, sektori i turizmit ka 2 kërkesa kryesore të cilat i japin dorë zhvillimit të mëtejshëm......

Sezoni turistik vazhdoi edhe në vjeshtë - Rreth 1.1 milion të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, që përkojnë me muajin Shtator të këtij viti, reflektojnë një rritje të këtij treguesi krahasuar......

Shtrenjtimi i huave, bizneset rrisin çmimet - Norma mesatare e kredive shkoi këtë vit 6.4%, nga 5.8% në 2022. Ndikoi inflacioni
Rritja e normave të interesit të kredive këtë vit në 6.4%, nga 5.8% në fund të vitit 2022, është kthyer në barrë shtesë për kompanitë shqiptare. Barrë që......

Shefi i FMN: Lufta Izrael-Hamas është një tjetër re në horizontin ekonomik të botës!
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar e quajti të mërkurën përkeqësimin e konfliktit Izrael-Hamas si një re tjetër në horizontin e një perspektive tashmë të zymtë......

Censi i Popullsisë dhe Banesave - Shtyhet afati deri në datë 15 nëntor
Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli, njoftoi se censi i popullsisë dhe banesave do të zgjasë deri më 15 nëntor. Në një deklaratë publike për......