Shqipëria Postuar më 25 Tetor 2023, 16:12

Kompania ajrore Ryanair vjen në Shqipëri - Mete: Hapen 1000 vende pune, më shumë destinacione fluturimi 

Nga SCAN TV
Kompania ajrore Ryanair vjen në Shqipëri - Mete: Hapen 1000 vende

Me 17 destinacione dhe 200 fluturime në javë, kompania ajrore Ryanair do të nisë operimet në Shqipëri, nga data 31 tetor.

Gjatë një konference për shtyp drejtuesi i kësaj kompanie tha se lidhja e vendin me tregjet e mëdha të vizitorëve që vijnë nga Beligjika, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Suedia apo Mbretëria e Bashkuar do të sjellë një rritje të konsiderueshme të trafikur ajror dhe turizmit, falë tarifave të ulta që kjo kompani aplikon.

Ndërkohë që, i pranishëm në aktivitet ishte edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete që evuri theksin edhe te numri i vendeve të punës, që do të krijohen.

Mete foli edhe për rishikimin e taksës së turizmit, si një kërkesë e ardhur nga Ryanair për të stimuluar më tej këtë industri.

Sipas Metes, qeveria synon të mbështesë dhe zhvillojë më tej infrastrukturën aeroportuale dhe ndërlidhjet e saj me rrjetet rrugore dhe hekurudhore, ashtu siç do të jenë në vëmendje të gjitha shërbimet mbështetëse që lidhen me industrinë e turizmit.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat