Shofer që 17 vjeç? Blendi Gonxhja shpjegon në Scan Live çfarë është “patenta me shoqërim”

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së ka qenë i ftuar në emisionin Scan Live me Jenida Vladi, për modelin e suksesshëm që Gjermania aplikon prej 5 vitesh, që të rrisë “shoferët e mirë” në qarkullim.
“Ne po përpiqemi që këtë shembull ta vendosim në kontekstin tonë, nëse do të kemi sistemet e duhura, garancitë e duhura për ta aplikuar dhe për të garantuar që kriteret që duhet të ketë ky lloj shërbimi për të marrë lejen e drejtimit përpara moshës 18 vjeç, të mund të funksionojnë me siguri” u shpreh z. Blendi Gonxhja.
Ndër të tjera, Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së tha se e njëjta praktikë, po përqafohet edhe nga Franca dhe vende të tjera të Bashkimit Europian.
“Pse është kjo një lëvizje që shton sigurinë dhe jo një lëshim peri? Është e provuar nga Gjermania që sa më shumë orë cilësore të kemi të rinj, sa më herët të kemi orë cilësore, të shoqëruar duke i dhënë mjetit në prezencë të prindit apo të afërmit që e ka rekordin të pastër në patentën e vet, aq më mirë ky shofer sillet nesër në jetën e vet si shofer.
Është e provuar që shoferë të tillë dalin në jetë dhe sillen më mirë sepse kanë filluar hapat e parë në timon nën sytë e dikujt. Kjo quhet patentë me shoqërim dhe ne nuk kemi asnje kompleks që të thyejmë dhe një tabu tjetër nga një sërë tabush të tjera që kemi thyer” theksoi z. Gonxhja.
SCAN
https://youtu.be/iOArngiLwEU?si=SNnyVs5kpFbs1PDS

Tregjet europiane ‘në të kuqe’ para vendimit kryesor për normën e BQE-së!
Tregjet europiane u hapën në të kuqe të mërkurën, ndërsa FTSE 100 ishte e pandryshuar ndërsa investitorët presin një vendim për normën bazë të interesit nga......

Kërkesat e turizmit për paketën fiskale - Topuzi: Të ulet TVSH për ushqimet dhe pijet. Të njehsohemi me rajonin
Në një kohë që pritet të miratohet në qeveri buxheti dhe paketa fiskale, sektori i turizmit ka 2 kërkesa kryesore të cilat i japin dorë zhvillimit të mëtejshëm......

Sezoni turistik vazhdoi edhe në vjeshtë - Rreth 1.1 milion të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, që përkojnë me muajin Shtator të këtij viti, reflektojnë një rritje të këtij treguesi krahasuar......

Shtrenjtimi i huave, bizneset rrisin çmimet - Norma mesatare e kredive shkoi këtë vit 6.4%, nga 5.8% në 2022. Ndikoi inflacioni
Rritja e normave të interesit të kredive këtë vit në 6.4%, nga 5.8% në fund të vitit 2022, është kthyer në barrë shtesë për kompanitë shqiptare. Barrë që......

Shefi i FMN: Lufta Izrael-Hamas është një tjetër re në horizontin ekonomik të botës!
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar e quajti të mërkurën përkeqësimin e konfliktit Izrael-Hamas si një re tjetër në horizontin e një perspektive tashmë të zymtë......

Censi i Popullsisë dhe Banesave - Shtyhet afati deri në datë 15 nëntor
Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli, njoftoi se censi i popullsisë dhe banesave do të zgjasë deri më 15 nëntor. Në një deklaratë publike për......

Pse plani i borxhit të Kinës prej 1 trilion juan nuk është një problem kaq i madh?!
Autoritetet kineze të martën vonë njoftuan një nga ndryshimet më të mëdha në buxhetin kombëtar në vite, së bashku me emetimin e 1 trilion juanë në (137......

2020-2023, për çfarë kanë marrë kredi bizneset? - Dominon blerja e pajisjeve dhe pasurive të paluajtshme, përkatësisht 28% dhe 27% e totalit
Një vlerësim afatmesëm i treguesve të kreditimit tregon se kompanitë në vend u drejtohen më së shumti bankave për të financuar blerjet e pajisjeve dhe pasurive......