Shqipëria Postuar më 25 Tetor 2023, 14:13

Kërkesat e turizmit për paketën fiskale - Topuzi: Të ulet TVSH për ushqimet dhe pijet. Të njehsohemi me rajonin

Nga SCAN TV
Kërkesat e turizmit për paketën fiskale - Topuzi: Të ulet

Në një kohë që pritet të miratohet në qeveri buxheti dhe paketa fiskale, sektori i turizmit ka 2 kërkesa kryesore të cilat i japin dorë zhvillimit të mëtejshëm të industrisë.

Në një intervistë për SCAN TV, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit Zak Topuzi thekson se është domosdoshmëri ulja e TVSH-së për ushqimin dhe pijet të paktën në 10 %.

Sipas tij, nëse duam të konkurrojmë si rajon, duhet që politikat fiskale të njehsohen me ato të vendeve fqinje.

Ndërsa, mungesa e fuqisë punëtorë të qëndrueshme, edhe gjatë muajve të dimrit konsiderohet si problematikë për zhvillimin e këtij sektori. Për këtë arsye kërkohet që qeveria të subvencionojë punonjësit sezonalë, përtej sezonit turistik.

Sa i takon taksës së fjetjes në hotel, Topuzi shprehet se problemi i informalitetit në këtë drejtim lidhet me akomodimin ditor nga strukturat jo hoteliere, të cilat zënë afro 48 %.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat