Ministrja Denaj: Banka Botërore financim 65 milionë euro për rritjen e aksesit në tregje për fermerët dhe sigurinë ushqimore

Banka Botërore po konsolidon bashkëpunimin në fushën e bujqësisë në Shqipëri.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka mbajtur një takim me menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas dhe përfaqësues të tjerë të Bankës Botërore në Shqipëri ku është bërë me dije se u prezantua marrëveshja e përbashkët për zhvillimin e bujqësisë shqiptare.
Ky projekt, me një financim prej 65 milionë euro nga Banka Botërore, ka në fokus promovimin e bujqësisë inteligjente për të përballuar sfidat klimatike, si dhe rritjen e aksesit në tregje për fermerët.
“Marrëveshja me Bankën Botërore për zhvillimin e bujqësisë shqiptare prej 65 milionë eurosh ka në fokus promovimin e bujqësisë inteligjente për të përballuar sfidat klimatike, si dhe rritjen e aksesit në tregje për fermerët, fuqizimin e sigurisë ushqimore, si dhe forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të analizuar ndikimet e politikave bujqësore”, deklaroi ministrja Denaj.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Banka Botërore ka parashtruar tashmë dizenjimin e projekteve në mbështetje të fermerëve, zgjerimin e punësimit në sektorin rural dhe zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri.
Banka Botërore, është një nga donatorët kryesorë në bashkëfinancimin me qeverinë shqiptare të projekteve për ujitjen dhe kullimin në sektorin e bujqësisë, si një nga fushat kryesore që mbështet zhvillimin e sektorit.
Bujqësia është një ndër sektorët e rëndësishëm në ekonominë e vendit, ajo bujqësia kontribuon ndjeshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe punëson rreth 40 % të forcës së përgjithshme të punës.
BB vlerëson në raportin e saj, “në Shqipëri, si në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, është zhvilluar me entuziazëm sektor i ujitjes private ose i udhëhequr nga fermerët. Ujitja private përqendrohet te prodhimet bujqësore me vlerë të lartë si për tregun vendas, ashtu edhe atë të huaj. Nëse mbështetet mjaftueshëm, ky sektor mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në planin e qeverisë për dyfishimin e eksporteve bujqësore”.
SCAN
Sondazh

Cilat rajone europiane kanë normat më të larta të punësimit?
Shkalla e punësimit në BE arriti një nivel historik prej 74,6% në vitin 2022, sipas të dhënave të reja nga Eurostat. Por cilat rajone po ecin më mirë se të......

Kryeministrja islandeze i bashkohet grevës së grave - Kërkohet barazia e pagave. “Mjaft diskriminimit gjinor”!
Gratë islandeze hynë në një grevë 24-orëshe për pabarazinë gjinore, duke përfshirë kryeministren Katrin Jakobsdottir, e cila tha se lufta për trajtim të......

Lufta i kushton Izraelit 232 milionë euro në ditë - Qeveria ndryshon buxhetin për të përballuar kostot e larta
Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, deklaroi se buxheti kombëtar 2023-2024 nuk ishte më i rëndësishëm duke pasur parasysh luftën e Gazës dhe do të......

Brukseli harton plane të reja për të shmangur mungesat farmaceutike të BE-së!
Komisioni Europian paraqiti një sërë masash për të parandaluar mungesat e ardhshme të barnave, duke përfshirë nisjen e menjëhershme të një mekanizmi......

Qeveria spanjolle përforcon taksën bankare - Ekzekutivi i ri ka në objektiv edhe kompanitë e mëdha
Liderja e platformës së majtë spanjolle ‘Sumar’, Yolanda Diaz, konfirmoi se një marrëveshje e mundshme për një qeveri koalicioni me Partinë Socialiste......

Shtetet amerikane padisin META - Akuza për dëmtim të shëndetit mendor tek të rinjtë
Dhjetra shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po padisin platformën Meta dhe njësinë e saj në Instagram, duke i akuzuar se kanë nxitur një krizë të......

Reformohet taksa e fjetjes në hotel - Kumbaro: Do të digjitalizohet për të shmangur informalitetin
Taksa e fjetjes në hotel e cila duhet të paguhet nga çdo turist do të reformohet, në mënyrë që të shmanget informalitetit në këtë drejtim dhe të rriten të......

Qeveria gjermane miraton rregullore të reja për dëbime më të shpejta të emigrantëve pa leje qëndrimi!
Projektligji i ministres së Brendshme, Nancy Faeser është pritur me kritika brenda koalicionit. Që në shkurt kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri të ditur në......