Europa Postuar më 25 Tetor 2023, 10:45

Qeveria spanjolle përforcon taksën bankare - Ekzekutivi i ri ka në objektiv edhe kompanitë e mëdha

Nga SCAN TV
Qeveria spanjolle përforcon taksën bankare - Ekzekutivi i ri ka

Liderja e platformës së majtë spanjolle ‘Sumar’, Yolanda Diaz, konfirmoi se një marrëveshje e mundshme për një qeveri koalicioni me Partinë Socialiste parashikonte zgjerimin dhe forcimin e një takse të jashtëzakonshme për bankat dhe kompanitë e mëdha të energjisë. Por ky koalicion ende nuk ka fituar mbështetjen e partive të tjera në parlament.

Diaz tha gjithashtu se partnerët kishin rënë dakord që të gjitha kompanitë do të taksoheshin me një normë efektive prej 15% mbi fitimin e tyre kontabël, në vend të fitimit bazë. Kompanitë aktualisht paguajnë midis 23% dhe 25% mbi fitimin bazë.

Marrëveshja, që erdhi pasi kryeministri në detyrë Pedro Sanchez u takua me lideren e Sumar dhe ministre në detyrë të Punës, Yolanda Diaz, përfshin gjithashtu një propozim për të reduktuar orët e punës duke ruajtur të njëjtën pagë.

Investitorët kanë pritur që nga zgjedhjet e muajit korrik për të parë nëse do të kishte ndonjë marrëveshje për një zgjatje të një takse dyvjeçare, 4.8% të miratuar në dhjetor mbi të ardhurat neto nga interesi të bankave dhe komisionet neto mbi 800 milionë euro.

Për kompanitë energjetike me një xhiro prej të paktën 1 miliard euro, pa përfshirë biznesin e rregulluar vendas dhe operacionet e jashtme, norma është 1.2%.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 25 Tetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 99.4 lekë dhe shitet me 100.4 lekë duke rikuperuar pikë nga nëj ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat