Bota Postuar më 25 Tetor 2023, 10:58

Lufta i kushton Izraelit 232 milionë euro në ditë - Qeveria ndryshon buxhetin për të përballuar kostot e larta

Nga SCAN TV
Lufta i kushton Izraelit 232 milionë euro në ditë - Qeveria

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, deklaroi se buxheti kombëtar 2023-2024 nuk ishte më i rëndësishëm duke pasur parasysh luftën e Gazës dhe do të ndryshohej. Ai shprehu shqetësim dhe për uljen e perspektivës së vendit nga ‘e qëndrueshme’ në ‘negative’ nga ana e S&P Global.

Duke theksuar se kostoja ditore e luftës është 232 milion euro për Izraelin, Smotrich tha se nuk kishte ende një vlerësim të kostove indirekte për një ekonomi pjesërisht të paralizuar nga mobilizimi i rezervistëve ushtarakë dhe sulmet me raketa palestineze.

Ai vlerësoi vendimin e guvernatorit të Bankës Qendrore, i cili duhej të jepte dorëheqjen, për të zgjatur në kohë mandatin e tij për shkak të krizës aktuale. Analistët e thonë hapur tashmë se Izraeli po shkon drejt stanjacionit. Këtë e ka konfirmuar edhe Instituti Kombëtar për Studime Strategjike në Tel Aviv, institucioni më i rëndësishëm.

Nëse aktualisht Izraeli po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, kjo nuk është për shkak të mungesës së zgjidhjes së problemit palestinez, raketave nga Gaza, kërcënimeve nga Hezbollahu dhe Irani, pasi ekonomia izraelite është mësuar me këto konflikte të vazhdueshme. Shkaku është paqëndrueshmëria e brendshme.

Me mbylljen në pranverë të Knesset-it, parlamentit të vendit, muajin e kaluar kryeministri Netanyahu kishte ngrirë reformat që prishën ekuilibrin mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, në favor të këtij të fundit.

Në pamje të parë, analiza e Institutit Kombëtar për Studime Strategjike duket e ekzagjeruar. Vetëm vitin e kaluar vendi regjistroi një rritje ekonomike të papritur prej 6.4%. Megjithatë, Banka Qendrore është e bindur se nëse miratohen reformat në drejtësi, vendi do të humbasë 13.7 miliardë dollarë në vit për tre vitet e ardhshëm. Ndryshimet legjislative dhe institucionale do të shoqërohen me rritje të primit të rrezikut të vendit, ndikim negativ në eksporte, rënie të investimeve të brendshme dhe kërkesës konsumatore.

Analiza, sipas së cilës, Izraeli po shkon drejt stanjacionit, thekson se politikat ultra-ortodokse nuk ofrojnë një arsim të përshtatshëm për tregun modern të punës. Hi-tech garanton më shumë se gjysmën e eksporteve izraelite, 45% të rritjes dhe 35% të punësimit. Nëse nuk ka një ndryshim të rëndësishëm, PBB-ja për frymë e Izraelit do të ulet me 5% deri në 2050–ën.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 25 Tetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 99.4 lekë dhe shitet me 100.4 lekë duke rikuperuar pikë nga nëj ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat