2020-2023, për çfarë kanë marrë kredi bizneset? - Dominon blerja e pajisjeve dhe pasurive të paluajtshme, përkatësisht 28% dhe 27% e totalit
Një vlerësim afatmesëm i treguesve të kreditimit tregon se kompanitë në vend u drejtohen më së shumti bankave për të financuar blerjet e pajisjeve dhe pasurive të paluajtshme, ndërkohë që në fund vjen huamarrja për çelje biznesesh të reja.
Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, struktura e kredive të bizneseve sipas qëllimit ka mbetur përgjithësisht e pandryshuar duke nisur nga viti 2020. Deri në gjysmën e vitit aktual, rezulton se stoku i kredive të biznesit dominohet nga kreditë për blerje pajisjesh dhe pasurish të paluajtshme me përkatësisht 28% dhe 27%, e më tej nga kreditë-kufi, apo overdraftet dhe huatë për çelje biznesi që zënë përkatësisht 25% dhe 17%.
Po ashtu, që nga fillimi i vitit 2020, rritja e kredisë për bizneset është ndikuar nga rritja e kredisë për kapital qarkullues dhe e kredisë për blerje pajisjesh, ndërkohë që gjatë vitit 2022, rritja është përcaktuar nga rritja në tepricën e overdraftit.
Gjatë gjithë kësaj periudhe kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme ka dhënë kontributin kryesor në zgjerimin e kredisë për bizneset. Teprica e kredisë së marrë nga bizneset në monedhën Euro për të blerë pasuri të paluajtshme u rrit me rreth 20% gjatë vitit 2021 dhe me një shpejtësi mesatare midis 5% dhe 10% që nga fillimi i vitit 2022 deri në mes të vitit 2023. Kredia e marrë për të njëjtin qëllim në monedhën vendase është rritur me ritme të ngjashme gjatë viteve 2021-2022, por u tkurr gjatë gjysmës së parë të vitit 2023.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se biznesi merr nëpër banka rreth 30 mijë kredi çdo vit, ndërkohë që vlera mesatare e kredisë rezulton rreth 16 mijë lekë. Në varësi të qëllimit, vlera mesatare e kredisë shkon në rreth 9 milionë lekë për kredinë e marrë për tregti, në rreth 20 milionë lekë për kreditë e marra për zhvillim biznesi dhe në rreth 30 milionë lekë për kreditë e marra për blerje dhe zhvillim pasurish të paluajtshme.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Ministrja Denaj: Banka Botërore financim 65 milionë euro për rritjen e aksesit në tregje për fermerët dhe sigurinë ushqimore
Banka Botërore po konsolidon bashkëpunimin në fushën e bujqësisë në Shqipëri. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka mbajtur një takim......

Cilat rajone europiane kanë normat më të larta të punësimit?
Shkalla e punësimit në BE arriti një nivel historik prej 74,6% në vitin 2022, sipas të dhënave të reja nga Eurostat. Por cilat rajone po ecin më mirë se të......

Kryeministrja islandeze i bashkohet grevës së grave - Kërkohet barazia e pagave. “Mjaft diskriminimit gjinor”!
Gratë islandeze hynë në një grevë 24-orëshe për pabarazinë gjinore, duke përfshirë kryeministren Katrin Jakobsdottir, e cila tha se lufta për trajtim të......

Lufta i kushton Izraelit 232 milionë euro në ditë - Qeveria ndryshon buxhetin për të përballuar kostot e larta
Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, deklaroi se buxheti kombëtar 2023-2024 nuk ishte më i rëndësishëm duke pasur parasysh luftën e Gazës dhe do të......

Brukseli harton plane të reja për të shmangur mungesat farmaceutike të BE-së!
Komisioni Europian paraqiti një sërë masash për të parandaluar mungesat e ardhshme të barnave, duke përfshirë nisjen e menjëhershme të një mekanizmi......

Qeveria spanjolle përforcon taksën bankare - Ekzekutivi i ri ka në objektiv edhe kompanitë e mëdha
Liderja e platformës së majtë spanjolle ‘Sumar’, Yolanda Diaz, konfirmoi se një marrëveshje e mundshme për një qeveri koalicioni me Partinë Socialiste......

Shtetet amerikane padisin META - Akuza për dëmtim të shëndetit mendor tek të rinjtë
Dhjetra shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po padisin platformën Meta dhe njësinë e saj në Instagram, duke i akuzuar se kanë nxitur një krizë të......

Reformohet taksa e fjetjes në hotel - Kumbaro: Do të digjitalizohet për të shmangur informalitetin
Taksa e fjetjes në hotel e cila duhet të paguhet nga çdo turist do të reformohet, në mënyrë që të shmanget informalitetit në këtë drejtim dhe të rriten të......