Censi i Popullsisë dhe Banesave - Shtyhet afati deri në datë 15 nëntor

Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli, njoftoi se censi i popullsisë dhe banesave do të zgjasë deri më 15 nëntor. Në një deklaratë publike për mediet, Dhuli ftoi të gjithë qytetarët që nuk e kanë kryer censin që të bëhen pjesë e procesit.
“Gjatë kësaj periudhe, rreth 5.240 anketues kanë trokitur në dyert e familjeve, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për t’u angazhuar në përgjigjet e pyetësorit të censit. Pavarësisht pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në këtë aktivitet, rreth 3 përqind e zonave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ende nuk janë numëruar, për këtë arsye në disa zona të disa bashkive të vendit, mbledhja e informacionit në kuadër të censit do të vazhdojë deri në datën 15 nëntor”, u shpreh Dhuli.
Shkaqet e këtij vendimi, sipas Dhulit, janë rikontaktimi më shumë se 3 herë në banesat pa kontakt, refuzimet apo distancat e largëta; ndërtimet e reja dhe ato në zonat e prekura nga tërmeti, që janë identifikuar gjatë punës në terren nga anketuesit e INSTAT.
“Ky proces vazhdimësie nënkupton mbulim të plotë të territorit nga ky aktivitet”, u shpreh ajo.
Sa i përket qytetarëve që nuk i janë përgjigjur censit, apo që kanë dhënë deklarime të rreme, Dhuli tha se nuk ka pasur gjoba.
Censi i Popullsisë dhe Banesave nisi më 18 shtator të këtij viti dhe parashikohej të vazhdonte për një periudhë gjashtë-javore, deri më 28 tetor 2023. Por tashmë ky proces do të shtyhet deri në 15 nëntor 2023. Rezultatet e para të Censit të Popullsisë dhe Banesave do të dalin në qershor të vitit 2024.
SCAN
Sondazh

Pse plani i borxhit të Kinës prej 1 trilion juan nuk është një problem kaq i madh?!
Autoritetet kineze të martën vonë njoftuan një nga ndryshimet më të mëdha në buxhetin kombëtar në vite, së bashku me emetimin e 1 trilion juanë në (137......

2020-2023, për çfarë kanë marrë kredi bizneset? - Dominon blerja e pajisjeve dhe pasurive të paluajtshme, përkatësisht 28% dhe 27% e totalit
Një vlerësim afatmesëm i treguesve të kreditimit tregon se kompanitë në vend u drejtohen më së shumti bankave për të financuar blerjet e pajisjeve dhe pasurive......

Ministrja Denaj: Banka Botërore financim 65 milionë euro për rritjen e aksesit në tregje për fermerët dhe sigurinë ushqimore
Banka Botërore po konsolidon bashkëpunimin në fushën e bujqësisë në Shqipëri. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka mbajtur një takim......

Cilat rajone europiane kanë normat më të larta të punësimit?
Shkalla e punësimit në BE arriti një nivel historik prej 74,6% në vitin 2022, sipas të dhënave të reja nga Eurostat. Por cilat rajone po ecin më mirë se të......

Kryeministrja islandeze i bashkohet grevës së grave - Kërkohet barazia e pagave. “Mjaft diskriminimit gjinor”!
Gratë islandeze hynë në një grevë 24-orëshe për pabarazinë gjinore, duke përfshirë kryeministren Katrin Jakobsdottir, e cila tha se lufta për trajtim të......

Lufta i kushton Izraelit 232 milionë euro në ditë - Qeveria ndryshon buxhetin për të përballuar kostot e larta
Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, deklaroi se buxheti kombëtar 2023-2024 nuk ishte më i rëndësishëm duke pasur parasysh luftën e Gazës dhe do të......

Brukseli harton plane të reja për të shmangur mungesat farmaceutike të BE-së!
Komisioni Europian paraqiti një sërë masash për të parandaluar mungesat e ardhshme të barnave, duke përfshirë nisjen e menjëhershme të një mekanizmi......

Qeveria spanjolle përforcon taksën bankare - Ekzekutivi i ri ka në objektiv edhe kompanitë e mëdha
Liderja e platformës së majtë spanjolle ‘Sumar’, Yolanda Diaz, konfirmoi se një marrëveshje e mundshme për një qeveri koalicioni me Partinë Socialiste......