Shtrenjtimi i huave, bizneset rrisin çmimet - Norma mesatare e kredive shkoi këtë vit 6.4%, nga 5.8% në 2022. Ndikoi inflacioni

Rritja e normave të interesit të kredive këtë vit në 6.4%, nga 5.8% në fund të vitit 2022, është kthyer në barrë shtesë për kompanitë shqiptare. Barrë që gjithësesi, bizneset në pjesën më të madhe kanë vendosur ta shkarkojnë te konsumatori dhe jo ta përballojnë me burimet e veta.
Një pyetësor i Bankës së Shqipërisë mbi mënyrën si bizneset e pëballojnë koston e e shërbimit të huasë zbardh se më shumë se një e treta e tyre kanë rritur ccmimet e produkteve për të mbuluar kostot e shtuara të kredive. Për të kompensuar rritjen e kostos së shërbimit të huasë, ndërmarrjet kanë vijuar të mbështeten kryesisht në rritjen e çmimeve të produkteve (36% e ndërmarrjeve), uljen e shpenzimeve të tjera (24%) apo në përdorimin e rezervave të ndryshme (10%), konkludon në analizën e saj banka e Shqipërisë.
Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve huamarrëse i kanë raportuar Bankës së Shqipërisë (rreth 72% prej tyre) se pagesa e huasë arrin deri në 20% të të ardhurave të tyre. Pesha e këtyre ndërmarrjeve ka shënuar një rritje të vogël me 0.4 pp krahasuar me gjysmën e vitit të shkuar. Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, barra e pagesës së huasë ka rezultuar më e lartë tek ndërmarrjet e mesme dhe ato të vogla, ku respektivisht 32% dhe 29% e tyre raportojnë se kjo pagesë i tejkalon 20% të të ardhurave.
Norma e përgjithshme e interesit të kredisë së re për sektorin e bizneseve është rritur gjatë gjysmës së parë të këtij viti, duke arritur në 6.4%, nga 5.8% në fund të vitit 2022. Rritja më e ndjeshme është regjistruar në normat për kreditë e reja me afat nga 1 deri në 5 vjet dhe në ato për kreditë e reja me afat mbi 5 vjet. Normat e interesit për këto afate kredie në fund të periudhës ishin përkatësisht 6.1% dhe 6.6% nga një mesatare prej 4.7% dhe 5.1% e regjistruar gjatë vitit 2022.
Normat e interesit për kredinë e re në lek vijojnë të mbeten më të larta sesa normat e interesit për kredinë e re në monedhën euro, por gjatë gjysmës së parë të vitit 2023 vërehet një ngushtim i dukshëm i diferencës midis normës mesatare te interesit në lek dhe asaj në euro.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Shefi i FMN: Lufta Izrael-Hamas është një tjetër re në horizontin ekonomik të botës!
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar e quajti të mërkurën përkeqësimin e konfliktit Izrael-Hamas si një re tjetër në horizontin e një perspektive tashmë të zymtë......

Censi i Popullsisë dhe Banesave - Shtyhet afati deri në datë 15 nëntor
Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli, njoftoi se censi i popullsisë dhe banesave do të zgjasë deri më 15 nëntor. Në një deklaratë publike për......

Pse plani i borxhit të Kinës prej 1 trilion juan nuk është një problem kaq i madh?!
Autoritetet kineze të martën vonë njoftuan një nga ndryshimet më të mëdha në buxhetin kombëtar në vite, së bashku me emetimin e 1 trilion juanë në (137......

2020-2023, për çfarë kanë marrë kredi bizneset? - Dominon blerja e pajisjeve dhe pasurive të paluajtshme, përkatësisht 28% dhe 27% e totalit
Një vlerësim afatmesëm i treguesve të kreditimit tregon se kompanitë në vend u drejtohen më së shumti bankave për të financuar blerjet e pajisjeve dhe pasurive......

Ministrja Denaj: Banka Botërore financim 65 milionë euro për rritjen e aksesit në tregje për fermerët dhe sigurinë ushqimore
Banka Botërore po konsolidon bashkëpunimin në fushën e bujqësisë në Shqipëri. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka mbajtur një takim......

Cilat rajone europiane kanë normat më të larta të punësimit?
Shkalla e punësimit në BE arriti një nivel historik prej 74,6% në vitin 2022, sipas të dhënave të reja nga Eurostat. Por cilat rajone po ecin më mirë se të......

Kryeministrja islandeze i bashkohet grevës së grave - Kërkohet barazia e pagave. “Mjaft diskriminimit gjinor”!
Gratë islandeze hynë në një grevë 24-orëshe për pabarazinë gjinore, duke përfshirë kryeministren Katrin Jakobsdottir, e cila tha se lufta për trajtim të......

Lufta i kushton Izraelit 232 milionë euro në ditë - Qeveria ndryshon buxhetin për të përballuar kostot e larta
Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, deklaroi se buxheti kombëtar 2023-2024 nuk ishte më i rëndësishëm duke pasur parasysh luftën e Gazës dhe do të......