Shqipëria Postuar më 25 Tetor 2023, 20:20

Dollari zgjeron fitimet - Mbështetet nga rritja e aktivitetit të biznesit në SHBA

Nga SCAN TV
Dollari zgjeron fitimet - Mbështetet nga rritja e aktivitetit të

Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi të aktiviteti i biznesit në SHBA ju rikthye rritjes duke i dhënë fund 5 muajve të kontraktimit. ndërsa dollari australian u forcua nga gjasat për rritje të normave të interesit pas një inflacioni çuditërisht të fortë.

Edhe dollari australian është forcuar për shkak të rikthimit të mundësive që Rezerva Federale e Australisë të rrisë normat e interesit, për shkak se inflacioni është forcuar sërish. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 106.4, duke u rimëkëmbur nga niveli më i ulët në 1 muaj që regjistroi më herët gjatë javës.

Forcimi i dollarit e mbajti jenin japonez pranë nivelit në 150, nivel që mund të detyrojë autoritetet të ndërhyjnë për të parandaluar një zhvlerësim të mëtejshëm. Presioni po rritet mbi Bankën e Japonisë për të ndryshuar kontrollin e yield-it të obligacioneve, ndërsa normat globale të interesit rriten. Një rritje e kufirit ekzistues të yield-it të vendosur vetëm tre muaj më parë po diskutohet si një mundësi, në prag të takimit të politikave monetare, që zhvillohet javën e ardhshme.

Dollari australian fitoi deri në 0.7% të vlerës përballë dollarit amerikan, pasi të dhënat treguan se indeksi i çmimeve të konsumit në Australi u rrit me 1.2% në tremujorin e tretë, duke shtuar mundësitë që banka qëndrore të rrisë normën bazë të interesit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat