Bota Postuar më 25 Tetor 2023, 19:19

Ari luhatet në një interval prej 10 USD - Investitorët presin PBB në SHBA dhe takimin e FED

Nga SCAN TV
Ari luhatet në një interval prej 10 USD - Investitorët presin PBB

Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm dhe po luhatet në një interval prej 10 dollarësh, pasi investitorët nuk kanë preferuar të ndërmarrin risk, në pritje të të dhënave mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në SHBA dhe të mbledhjes së Rezervës Federale javën e ardhshme. Kontratat “spot” për arin po tregtohen në rreth 1970 dollarë për onz, ndërsa në dy sesionet e fundit kanë publikuar humbje, duke u tërhequr nga niveli më i lartë në 5 muajt e fundit.

Kontratat “futures” po tregtohen në rreth 1980 dollarë për onz. Analistët shprehen se tensionet gjeopolitike dhe të dhënat zhgënjyese në Europë në njërën anë, dhe të dhënat pozitive ekonomike në SHBA në anën tjetër, rrisin mundësitë që Rezerva Federale t’i mbajë normat e interesit të larta për një kohë të gjatë. Aktiviteti i biznesit në SHBA vijoi rritjen edhe gjatë tetorit, ndërsa prodhimi në Eurozonë shënoi një rënie surprizë, duke shtuar frikën për një recesion në bllokun e monedhës së përbashkët.

Fokusi i tregjeve do të përqendrohet te të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në SHBA të enjten dhe te inflacioni të premten. Për sa i përket tensioneve gjeopolitike, ushtria e Izraelit intensifikoi bombardimet në Gaza, ndërsa liderët botërorë bënë thirrje për ndalimin e luftimeve, në mënyrë që të mbërrijnë ndihmat për palestinezët.

Analistët e City Bank deklarojnë se çmimi i arit mund të ngjitet sërish pranë 2000 dollarëve për onz, pasi investitorët mund të preferojnë të blejnë me një çmim prej 1950 dollarë. ari përdoret si një investim i sigurt, gjatë periudhave të pasigurive politike dhe financiare.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat