Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Tkurret furnizimi i tregut në SHBA, frikë për recesion në Eurozonë

Çmimet e naftës po tregtohet të qëndrueshëm në sesionin e sotëm pasi shenjat për shtrëngimin e furnizimit të tregut në SHBA kanë eklipsuar të dhënat ekonomike që sugjerojnë një ngadalësim të kërkesës.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 88 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi. Edhe diferenca mes dy kontratave është zgjeruar në rreth 4 dollarë, dnë favor të naftës Brent. Në tre sesionet e fundit, të dy bençmarkët kanë publikuar humbje, për shkak se janë larguar shqetësimet për një përhapje të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit edhe në vendet e tjera të Lindjes së Mesme.
Të dhënat e inudstrisë në SHBA treguan se furnizimi i tregut u tkurr me rreth 2.7 milionë fuçi naftë, gjatë javës që u mbyll më 20 tetor, referuar shifrave të Institutit Amerikan të Naftës. Analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rritje të rezervave me rreth 200 mijë fuçi.
Megjithatë, tregjet po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Ndërkohë, aktiviteti i biznesit në Eurozonë mori një kthesë surprizë këtë javë, duke sugjeruar se blloku mund të bjerë në recesion, që për rrjedhojë do të dëmtojë edhe kërkesën për naftë. Edhe të dhënat në Gjermani sugjerojnë se ekonomia më e madhe e Europës është drejt tkurrjes, ndërsa edhe bizneset në Britani raportuan një rënie të aktivitetit.
Investitorët janë të fokusuar edhe te zhvillimet në Lindjen e Mesme, pasi i frikësohen një përhapje të mundshme të konfliktit edhe në vendet e tjera të rajonit të pasur me naftë. Vende si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Rusia dhe shtetet arabe kërkuan një armëpushim në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, në mënyrë që ndihmat humanitare të mund t'u dërgohen civilëve palestinezë.
SCAN
Sondazh

Dollari zgjeron fitimet - Mbështetet nga rritja e aktivitetit të biznesit në SHBA
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi të aktiviteti i biznesit në SHBA ju rikthye rritjes duke i dhënë fund 5 muajve të kontraktimit.......

Ari luhatet në një interval prej 10 USD - Investitorët presin PBB në SHBA dhe takimin e FED
Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm dhe po luhatet në një interval prej 10 dollarësh, pasi investitorët nuk kanë preferuar të ndërmarrin......

Bitcoin, në nivelin më të lartë në 18 muaj - Tregu karakterizohet nga optimizmi për miratimin e ETF në bitcoin
Bitcoin po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pas fitimeve me rreth 10% një ditë më parë dhe po tregtohet në mbi 34,300 dollarë, niveli më i lartë në......

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - Deutsche Bank raporton fitime neto prej 1 miliard euro
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po monitorojnë fitimet tremujore të korporatave në SHBA dhe në Europë. Indeksi......

BQE mblidhet në Athinë - Pritet të sinjalizojë se normat e interesit do të qëndrojnë të larta
Banka Qendrore Evropiane pritet që t’i mbajë të pandryshuara normat e interesit, në takimin që zhvillohet këtë javë në Athinë. Ndërsa presionet inflacioniste......

Kompania ajrore Ryanair vjen në Shqipëri - Mete: Hapen 1000 vende pune, më shumë destinacione fluturimi
Me 17 destinacione dhe 200 fluturime në javë, kompania ajrore Ryanair do të nisë operimet në Shqipëri, nga data 31 tetor. Gjatë një konference për shtyp......

Shofer që 17 vjeç? Blendi Gonxhja shpjegon në Scan Live çfarë është “patenta me shoqërim”
Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së ka qenë i ftuar në emisionin Scan Live me Jenida Vladi, për modelin e suksesshëm që Gjermania aplikon prej 5 vitesh, që të......

Tregjet europiane ‘në të kuqe’ para vendimit kryesor për normën e BQE-së!
Tregjet europiane u hapën në të kuqe të mërkurën, ndërsa FTSE 100 ishte e pandryshuar ndërsa investitorët presin një vendim për normën bazë të interesit nga......