Mete me investitorët e huaj: Po punojmë për një ligj të ri të unifikuar për investimet!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në eventin e prezantimit të gjetjeve të anketimit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) “Mjedisi i biznesit në Shqipëri 2023” ku të pranishëm ishin edhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, Presidenti i FIAA, Alessandro D’Oria, si edhe Drejtorja Ekzekutive e FIAA, Marinela Jazoj.
Ministri vlerësoi anketimin e realizuar nga FIAA, i cili vëren përmirësim të ndjeshëm në vlerësimin e përgjithshëm të klimës së të bërit biznes dhe pritshmëritë për përmirësim të mëtejshëm. Ministri u shpreh se qeveria mbetet e angazhuar përmes politikave dhe nismave të caktuara për të rritur aftësimin profesional dhe për të stimuluar pjesëmarrjen e të rinjve në tregun e punës.
Ai theksoi se forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit mes qeverisë dhe bizneseve është thelbësor për të ndërmarrë reforma dhe politika të qëndrueshme, të cilat do t’i shërbejnë vendit në periudhën afatgjatë. Gjatë fjalës së tij, Ministri deklaroi se ecuria ekonomike e vendit ka qenë pozitive pavarësisht sfidave dhe shprehu angazhimin e qeverisë për të vijuar më tej me thellimin e proceseve të dixhitalizimit, zgjerimin e shërbimeve online, ri-inxhinierimin e shërbimeve dhe derregulimin, për të përmirësuar më tej klimën e biznesit.
Kohët e fundit qeveria ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh ligjore për përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së të cilat sipas informacionit për media janë një garanci më shumë për investitorët, pasi i ndihmon ata të jenë më të mbrojtur dhe të orientojnë siç duhet planet e tyre të investimeve. Në këtë drejtim, Ministri informoi se po punohet për hartimin e një kuadri të ri ligjor të unifikuar për investimet, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorët prioritarë.
Edel Strazimiri / SCAN
Fjala e Ministrit Ervin Mete – Eventi i FIAA-s
E nderuar zj. Ministre
I nderuar z. D’Oria
Zonja dhe Zotërinj,
Është kënaqësi të jem këtu në këtë event që tashmë është kthyer në traditë nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA).
Forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit mes qeverisë dhe bizneseve është thelbësor për të ndërmarrë reforma dhe politika të qëndrueshme që do t’i shërbejnë vendit në afatgjatë.
Ndoqa me vëmendje prezantimin e anketimit dhe më vjen mirë që ka përmirësime të ndjeshme në disa sektorë kryesorë siç ishte përgjithësisht vlerësimi i klimës së të bërit biznes dhe pritshmëritë për përmirësim të mëtejshëm.
Gjithashtu, përmirësimi i një sërë treguesish në anketimin e realizuar, si ato që kanë të bëjnë me administratën tatimore dhe doganore, nivelin e transparencës, konkurrencën, si edhe nivelin e burokracisë me të cilën përballen bizneset, dëshmojnë se kemi pasur rezultate pozitive në këtë drejtim.
Sigurisht që ka hapësirë për përmirësim të mëtejshëm. Niveli i kualifikimit të punonjësve të rinj dhe aksesi në forcën e kualifikuar të punës janë dy aspekte të evidentuara në anketimin tuaj, për të cilat kërkohet më shumë angazhim edhe nga ana jonë përmes politikave dhe nismave të caktuara për të rritur aftësimin profesional dhe për të stimuluar pjesëmarrjen e të rinjve në tregun e punës.
Ekonomia shqiptare është duke ecur në një trajektore pozitive, gjë e cila u konfirmua edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, ku së fundmi Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikuan në rritje parashikimet e tyre për rritjen ekonomike për vitin 2023.
Gjithashtu, janë inkurajuese shifrat e rritjes së investimeve të huaja në vend, si edhe të dhënat e fundit lidhur me numrin e turistëve, ku në periudhën janar-shtator rreth 8.3 milionë vizitorë të huaj kanë ardhur në Shqipëri.
Vitin e kaluar Investimet e Huaja Direkte kapën një shifër rekord prej 1.3 miliardë euro dhe trendi vijon të mbetet pozitiv, ku 6-mujororin e parë investimet e huaja direkte arritën afro 700 milionë euro.
Sektorët që po përfitojnë janë ato ku potenciali i rritjes së produktivitetit është më i lartë, si industria nxjerrëse, turizmi, teknologjia e informacionit, si edhe industria automotive.
Qeveria shqiptare ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të thelluar më tej proceset e digjitalizimit, zgjerimit të shërbimeve online, ri-inxhinierimin e shërbimeve, derregullimin dhe përmirësimin më tej në këtë kuadër të klimës së biznesit.
Reformat e ndërmarra, edhe sipas anketimit tuaj, kanë dhënë rezultate dhe më vjen mirë që rezulton se koha e procesimit të dokumenteve është ulur. Është kursyer kohë dhe janë reduktuar orët e pritjes dhe kishte rezultate pozitive edhe në rimbursimin e TVSH-së.
Ne jemi duke avancuar gjithashtu me një kuadër rregullator ligjor që i përafrohet Bashkimit Europian pasi një kuadër i tillë është një garanci më shumë për investitorët dhe i ndihmon ata të jenë më të mbrojtur dhe të orientojnë më drejt planet e tyre të investimit.
Në këtë drejtim, po punohet gjithashtu për hartimin e një kuadri të ri ligjor për një ligji të unifikuar të investimeve, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorë prioritarë.
Sidoqoftë, të gjitha këto nuk do të ishin të mjaftueshme, pa një forcë pune të kualifikuar dhe sot, jo vetëm Shqipëria dhe rajoni, por edhe më gjerë, kanë një nevojë të madhe për burime njerëzore që t’i përgjigjen cikleve të zhvillimit dhe orientimit të kërkesës ndaj ofertës së tregut të punës.
Kjo nevojë dhe qasje u evidentua edhe me nënshkrimin nga ana e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor të Marrëveshjes Rajonale për Njohjen e Ndërsjellët të Kualifikimit Profesional, falë së cilës do të lehtësohet edhe më tej lëvizja e profesionistëve, duke siguruar shfrytëzim më të madh të potencialit të burimeve njerëzore në vendet e rajonit.
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të nderuar investitorë,
Forcimi i frymës së bashkëpunimit mes qeverisë dhe biznesit është domosdoshmëri dhe ne jemi sot bashkërisht për një qëllim, për përmirësimin e klimës së biznesit, zhvillimin e ekonomisë dhe ndërmarrjen e reformave për ta shtyrë vendin drejt avancimit ekonomik dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Eksperienca juaj, njohuritë e fituara, lidhjet që ju keni me kompani dhe emra të njohur ndërkombëtarë janë të rëndësishme për të zhvilluar më tej kapacitetet njerëzore, për të orientuar siç duhet kapitalin financiar, si edhe për të diversifikuar portofolet e investimeve. Të gjitha këto me synimin për ta bërë Shqipërinë një vend më të konkurrueshëm dhe më atraktiv për investimet.
Shumë faleminderit dhe suksese!
Sondazh

Kategoritë/Kush do të marrë shërbime bankare me 0 komision. Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për llogaritë me shërbime bazike
Pas konsultimesh e diskutimesh të shumta, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për llogaritë bazike. Nisma ka si synim rritjen e depërtimit të......

Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Tkurret furnizimi i tregut në SHBA, frikë për recesion në Eurozonë
Çmimet e naftës po tregtohet të qëndrueshëm në sesionin e sotëm pasi shenjat për shtrëngimin e furnizimit të tregut në SHBA kanë eklipsuar të dhënat ekonomike......

Dollari zgjeron fitimet - Mbështetet nga rritja e aktivitetit të biznesit në SHBA
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi të aktiviteti i biznesit në SHBA ju rikthye rritjes duke i dhënë fund 5 muajve të kontraktimit.......

Ari luhatet në një interval prej 10 USD - Investitorët presin PBB në SHBA dhe takimin e FED
Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm dhe po luhatet në një interval prej 10 dollarësh, pasi investitorët nuk kanë preferuar të ndërmarrin......

Bitcoin, në nivelin më të lartë në 18 muaj - Tregu karakterizohet nga optimizmi për miratimin e ETF në bitcoin
Bitcoin po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pas fitimeve me rreth 10% një ditë më parë dhe po tregtohet në mbi 34,300 dollarë, niveli më i lartë në......

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - Deutsche Bank raporton fitime neto prej 1 miliard euro
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po monitorojnë fitimet tremujore të korporatave në SHBA dhe në Europë. Indeksi......

BQE mblidhet në Athinë - Pritet të sinjalizojë se normat e interesit do të qëndrojnë të larta
Banka Qendrore Evropiane pritet që t’i mbajë të pandryshuara normat e interesit, në takimin që zhvillohet këtë javë në Athinë. Ndërsa presionet inflacioniste......

Kompania ajrore Ryanair vjen në Shqipëri - Mete: Hapen 1000 vende pune, më shumë destinacione fluturimi
Me 17 destinacione dhe 200 fluturime në javë, kompania ajrore Ryanair do të nisë operimet në Shqipëri, nga data 31 tetor. Gjatë një konference për shtyp......