Borxhi publik kalon pragun 13 miliardë euro - Nga viti 2020, deri në shtator 2023 huaja qeveritare u rrit me 3 miliardë euro
Pas një rënie të lehtë në vitin 2022, borxhi publik i Shqipërisë ka shënuar rritje drastike gjatë nëntëmujorit të këtij viti në vlerën 1.39 trilionë lekë, ose më shumë se 13 miliardë euro. Për herë të parë borxhi publik në 2023 ka kaluar nivelin e 13 miliardë eurove, duke u shtuar me plot 1 miliardë euro në harkun kohor të nëntë muajve.
Krahasuar me vitin 2020, kur totali i huasë qeveritare ishte dicka më pak se 9.9 miliardë euro, borxhi publik është shtuar me plotë 3 miliardë euro. Rritja drastike vjen pavarësisht se Qeveria ka pasur një situatë shumë favorizuese sa i përket shërbimit të borxhit, për shkak të mbiccmimit të fortë të lekut në raport me euron.
Por pavarësisht kësaj, i matur në raport me produktin e brendshëm borxhi publik rezulton në rënie, për shkak të rritjes së të të ardhurave të Qeverisë. Borxhi publik në këtë nëntëmujor është sa 64.01% e Produktit bruto, duke shënuar kësa here një rekord në rënie. Kujtojmë se mazhoranca socialiste nisi Qeverisjen në vitin 2013 me një nivel borxhi prej 65.5%.
Sa i përket strukturës së tij, bie në sy se pjesa më e madhe e borxhit të ri është marrë në tregun e brendshëm. Nga 5.2 miliardë euro në vitin 2020, borxhi i brendshëm rezulton në mbi 7 miliardë për nëntëmujorin e vitit 2023.
Rritje më graduale ka shënuar borxhi i jashtëm, i cili ka mbetur në nivelin 5.6 miliardë euro në vitet 2021-2022 për të kërcyer në vitin 2023 në mbi 6 miliardë euro për nëntëmujorin e këtij viti. Një pjesë e mirë e kësaj rritjeje i detyrohet eurobondit të emetuar në qershor të këtij viti në vlerën e 600 milionë eurove.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Semafori me 16 ekrane në Barcelonë - Tërbohen drejtuesit e mjeteve, kaos në trafik
Në qytetin më të madh të Katalonjës, semaforët për çiklistët shkaktojnë probleme serioze në trafik, gjë që nuk është për t'u habitur kur shihet se si duket......

Si ngrënia e gomave të makinave po krijon një problem të madh për mjedisin?!
500.000 tonë mikroplastikë që krijohen nga ngrënia e gomave çdo vit përfundojnë në mjedis, në gjithë botën kjo shifër është 6,1 milionë tonë. Në çdo frenim......

Forcohen Dollari dhe Paundi ndërsa Euro dhe Franga nuk luhaten!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes duke 7u blerë sot me 99.7 lekë dhe duke u shitur me 100.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Mete me investitorët e huaj: Po punojmë për një ligj të ri të unifikuar për investimet!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në eventin e prezantimit të gjetjeve të anketimit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri......

Kategoritë/Kush do të marrë shërbime bankare me 0 komision. Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për llogaritë me shërbime bazike
Pas konsultimesh e diskutimesh të shumta, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për llogaritë bazike. Nisma ka si synim rritjen e depërtimit të......

Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Tkurret furnizimi i tregut në SHBA, frikë për recesion në Eurozonë
Çmimet e naftës po tregtohet të qëndrueshëm në sesionin e sotëm pasi shenjat për shtrëngimin e furnizimit të tregut në SHBA kanë eklipsuar të dhënat ekonomike......

Dollari zgjeron fitimet - Mbështetet nga rritja e aktivitetit të biznesit në SHBA
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi të aktiviteti i biznesit në SHBA ju rikthye rritjes duke i dhënë fund 5 muajve të kontraktimit.......

Ari luhatet në një interval prej 10 USD - Investitorët presin PBB në SHBA dhe takimin e FED
Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm dhe po luhatet në një interval prej 10 dollarësh, pasi investitorët nuk kanë preferuar të ndërmarrin......