Na duhet në të vërtetë euro digjitale?! - Drejtuesit e bankave, të shqetësuar nga kostot

Njoftimi i Bankës Qendrore Europiane se do të prezantojë euron digjitale pas disa vitesh do të thotë se është koha për të parë qartë vlerën e kësaj forme të re parash. Lëvizja e BQE-së për të prezantuar një monedhë digjitale pilot për 20 vendet e Eurozonës mund të jetë një hap i madh, pasi është banka e parë qendrore e madhe që e bën këtë. Mbështetësit e saj argumentojnë se do të modernizojë pagesat dhe do të ofrojë një alternativë ndaj parave të gatshme.
Por mbeten pyetje se në çfarë kuptimi monedhat digjitale të bankës qendrore janë progres, duke pasur parasysh se ato përdoren pak në vendet që i kanë adoptuar ato, ndërkohë që shkaktuan protesta kundër planeve të BQE-së, me njerëzit që kanë frikë se lëvizjet e tyre do të spiunohen. Drejtuesit e bankave i tremben kostos, por edhe mundësisë së hemorragjisë së depozitave që mund të transferohen në llogaritë e bankës qendrore.
Firmat që gjurmojnë monedhat digjitale të bankës qendrore, theksojnë se BQE është një nga bankat qendrore më të mëdha dhe do të jetë shumë me ndikim nëse ka përgjigje për çështjet e privatësisë, sigurisë kibernetike dhe përdorshmërisë në botën reale.
Bankat qendrore u alarmuan seriozisht pesë vjet më parë kur Facebook zbuloi planet e tij për një monedhë digjitale. Sot, megjithatë, vendimmarrësit duhet të jenë bindës në atë që konsiderojnë si nevojë për monedhat digjitale të bankës qendrore. Fabio Panetta, zyrtari i BQE-së që mbikqyr punën për euron digjitale, tha se ato do të reduktonin varësinë e tepërt në sistemet e pagesave të bazuara në kartat e kreditit në SHBA.
Analistët shprehen se ende nuk është e qartë se çfarë saktësisht do të mund të bëhet me monedhat digjitale që nuk mund të bëhen me para të zakonshme. E panjohura është nëse Rezerva Federale, ose Banka e Japonisë do të prezantojnë monedhat e tyre digjitale. Megjithatë, vlen të përmendet se në të gjitha vendet ku janë hedhur në treg monedhat digjitale, vëllimi i transaksioneve mbetet zhgënjyes.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Borxhi publik kalon pragun 13 miliardë euro - Nga viti 2020, deri në shtator 2023 huaja qeveritare u rrit me 3 miliardë euro
Pas një rënie të lehtë në vitin 2022, borxhi publik i Shqipërisë ka shënuar rritje drastike gjatë nëntëmujorit të këtij viti në vlerën 1.39 trilionë lekë, ose......

Semafori me 16 ekrane në Barcelonë - Tërbohen drejtuesit e mjeteve, kaos në trafik
Në qytetin më të madh të Katalonjës, semaforët për çiklistët shkaktojnë probleme serioze në trafik, gjë që nuk është për t'u habitur kur shihet se si duket......

Si ngrënia e gomave të makinave po krijon një problem të madh për mjedisin?!
500.000 tonë mikroplastikë që krijohen nga ngrënia e gomave çdo vit përfundojnë në mjedis, në gjithë botën kjo shifër është 6,1 milionë tonë. Në çdo frenim......

Forcohen Dollari dhe Paundi ndërsa Euro dhe Franga nuk luhaten!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes duke 7u blerë sot me 99.7 lekë dhe duke u shitur me 100.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Mete me investitorët e huaj: Po punojmë për një ligj të ri të unifikuar për investimet!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në eventin e prezantimit të gjetjeve të anketimit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri......

Kategoritë/Kush do të marrë shërbime bankare me 0 komision. Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për llogaritë me shërbime bazike
Pas konsultimesh e diskutimesh të shumta, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për llogaritë bazike. Nisma ka si synim rritjen e depërtimit të......

Nafta, e qëndrueshme pranë 88 USD - Tkurret furnizimi i tregut në SHBA, frikë për recesion në Eurozonë
Çmimet e naftës po tregtohet të qëndrueshëm në sesionin e sotëm pasi shenjat për shtrëngimin e furnizimit të tregut në SHBA kanë eklipsuar të dhënat ekonomike......

Dollari zgjeron fitimet - Mbështetet nga rritja e aktivitetit të biznesit në SHBA
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi të aktiviteti i biznesit në SHBA ju rikthye rritjes duke i dhënë fund 5 muajve të kontraktimit.......