Europa Postuar më 26 Tetor 2023, 10:36

Greqi, ulje çmimi për 233 produkte në supermarkete - Nga 5%, deri në 23%. Nisma do të jetë në fuqi për gjashtë muaj

Nga SCAN TV
Greqi, ulje çmimi për 233 produkte në supermarkete - Nga 5%,

Ministri grek i zhvillimit, Kostas Skrekas, bëri publike listën me 233 produkte që deri më tani janë përfshirë në masën e përhershme të uljes së çmimeve, e cila synon një çmim më të përballueshëm të ushqimeve. Uljet e çmimeve duke filluar nga 5% deri në 23% do të zbatohen për gjashtë muaj. Gjithësesi objektivi përfundimtar është që pjesë e kësaj liste të jenë më shumë se 500 produkte.

Të 233 produktet e përfshira në iniciativë i përkasin 21 kategorive të ndryshme, duke përfshirë miellin, pijet, bulmetin, produktet e mishit, artikujt higjienikë dhe ato për fëmijë.

Deri më tani, pjesëmarrja e kompanive mbetet e vogël në masën e uljes së përhershme të çmimeve me të paktën 5%.

Sipas të dhënave të disponueshme deri më 23 tetor, kompanitë që kanë ulur çmimet me të paktën 5% shkojnë në 17 dhe kodet në 213. Duhet theksuar se një supermarket i mesëm tregton rreth 15 mijë kode, ndërsa furnitorët vlerësohen në mbi 2000. Gjithashtu, në disa raste është vendosur ulja e çmimit për produktet e njohura të kompanive.

Megjithatë, në listën përkatëse mungojnë kompanitë lidere të makaronave, bishtajve, orizit, ushqimeve të kripura e të ëmbla, si dhe detergjentëve, ku në “ftesën” e Ministrisë së Zhvillimit aktualisht është “prezente” vetëm një nga tre kompanitë shumëkombëshe.

Duke iu referuar çështjes së çmimeve më të larta në Greqi në krahasim me vendet e tjera për produktet e kompanive shumëkombëshe, Skrekas u shpreh se ky është një problem i përhershëm me të cilin qeveria është e vendosur të përballet. Ai theksoi se marxhi i fitimit të këtyre kompanive është vazhdimisht në monitorim. Nëse kontrollet vërtetojnë se janë përfituese, do të vendosen gjoba shumë të kripura.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat