Sa i kushton çdo familjeje “darka jashtë”/ Shqiptarët derdhin 636 milionë euro në vit për hotele e restorante

Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 7 mijë lekë ose 70 euro në muaj për dalje në restorante apo për qëndrime në hotele, sipas të dhënave më të fundit mbi strukturën e shpenzimeve familjare. Kjo shumë përfaqëson 7.6 % të totalit të buxhetit mujor, që mesatarisht arrin në 93 mijë lekë.
Në përllogaritje vjetore, çdo familje në Shqipëri shpenzon rreth 84,800 lekë, ose rreth 850 euro, ne hotele dhe restorante. Duke marrë parasysh se në vend ka rreth 755 mijë familje, rezulton që shqiptarët shpenzojnë gjithsej 63.6 miliardë lekë në vit, ose afro 636 milionë euro, për konsum në restorante dhe hotele.
Kjo shifër tregon rritje të ndjeshme të peshës që zë grupi “Restorante dhe hotele” në shpenzimet e familjeve shqiptare, krahasuar me disa vite më parë kur ajo luhatej rreth 4-5 %. Tendenca duket se lidhet me rritjen e çmimeve në sektorin e gastronomisë dhe turizmit, por edhe me ndryshimet në stilin e jetesës, ku gjithnjë e më shumë familje zgjedhin të darkojnë jashtë shtëpisë ose të kalojnë fundjava në hotele brenda vendit.
Ekonomistët vlerësojnë se këto shpenzime përbëjnë një tregues të qartë të rritjes së konsumit të brendshëm, por paralajmërojnë se rritja e çmimeve në sektorin e shërbimeve po ndikon drejtpërdrejt në buxhetet familjare.
Megjithatë, për turizmin dhe bizneset e lidhura me të, ky zhvillim përfaqëson një burim të rëndësishëm të ardhurash. Viti 2025 pritet ta forcojë më tej këtë tendencë, me rritjen e kërkesës për shërbime hotelerie dhe gastronomike, veçanërisht në zonat bregdetare dhe qytetet turistike.
Shqipëria e Kosova, nuk paguajnë për sigurimin e jetës - Vetëm 9% të të gjitha primeve të shkruara bruto. Xprimm i rendit të fundit në rajon
Shqiptarët, qoftë në Shqipëri apo Kosovë, vijojnë të sigurojnë më pak jetën e tyre në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit më të......
Bonusi, sa do të marrin pensionistët në fundvit? - Skema me dy nivele, 15 mijë lekë shpërblim për pensionet deri në 20 mijë lekë
Rreth 721 mijë pensionistë do të përfitojnë bonus në fundvit. Qeveria ka vendosur në dispozicion për këtë qëllim një shumë totale prej 9.4 miliardë lekësh......
Cili është shteti më i sigurt në botë? - Evropa dominon listën e 15 vendeve të para
Kompania e sigurimeve Berkshire Hathaway Travel Protection ka publikuar renditjen më të fundit të vendeve më të sigurta për udhëtime, duke përdorur të dhëna......
Sa e zhvilluar është Shqipëria teknologjikisht? Raporti rendit SHBA-në dhe Izraelin në krye të listës
Në një botë ku teknologjia po përparon me shpejtësi marramendëse, vetëm disa vende të zgjedhura po e ripërcaktojnë në mënyrë të thellë mënyrën se si jetojmë,......
Austria, bashkëpunim për kushtet e punës në vendin tonë - Vlerësohet ecuria e Shqipërisë në Inteligjencën Artificiale
Inspektorati Shtetëror i Punës mirëpriti një delegacion të lartë nga Republika e Austrisë, në kuadër të një vizite 3-ditore për shkëmbim eksperiencash dhe......
Investimet e huaja përgjysmohen në Serbi - Vlera neto e IHD-ve tkurret me 54% në periudhën janar-gusht 2025
Investimet e huaja direkte neto në Serbi ranë me 54% në baza vjetore gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, duke arritur në 1.489 miliardë euro, njoftoi......
OpenAI prezanton “ChatGPT Atlas” - Shfletuesi i ri i pajisur me IA “sfidon” Google Chrome
OpenAI ka prezantuar ChatGPT Atlas, një shfletues të shumëpritur të internetit të mbështetur nga inteligjenca artificiale. Shfletuesi është krijuar rreth......
2 milionë euro nga pagat shkojnë për bashkitë - Akti normativ/ Dy rroga shpërblim për zjarrfikësit në 16 bashki
Qeveria ka akorduar një buxhet të konsiderueshëm për pushtetin vendor me ndryshimet në buxhet të bëra së fundmi, përmes aktit normativ. Kjo për shkak se një......




