Shqipëria Postuar më 26 Tetor 2023, 12:07

8.6 milionë dollarë për naftën e fermerëve - Hapet tenderi/ Deri tani kanë përfituar mbi 33 mijë aplikantë, vetëm 7.1% janë gra

Nga SCAN TV

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur tenderin prej rreth 867 milionë lekësh apo 8.6 milionë dollarësh për blerjen e karburantit me qëllim  që tia vendosë në dispozicion fermerëve të cilët e përfitojnë sipas kritereve të vendosura, për punime të mekanizuara në sektorin bujqësor. Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik tenderi mbyllet më 1 Dhjetor 2023.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë lidhur për skemën e subvencionimit me naftë për bujqësinë,  ka përfunduar tërësisht procesi i aplikimit dhe vlerësimit dhe vijon disbursimi i fondeve. Në total janë regjistruar 54. 691 aplikime, nga të cilat janë vlerësuar dhe disbursuar 33.846.

Për skemën e mbështetjes me naftë, Ministria ka kërkuar fond shtesë prej 1 miliard lekë. Ajo që vihet re është se nga numri i subjekteve të  financuara nga kjo skemë, vetëm  2424 janë gra, apo 7.17 për qind. Çka tregon një nivel shumë të ulët  të përfitueshmërisë nga gjinia femërore, për shkak se pronësinë mbi tokën apo kontratën e qirasë si dhe  pasjen e një nipti aktiv, duket se e përvetësojnë meshkujt.

Së fundmi përmes aktit normativ u bënë ndryshime në buxhetin e shtetit ku akorduan 1.8 miliardë lekë për  naftën dhe skemat e mbështetjes, nga të cilat 1 miliardë do të jenë vetëm për naftën falas dhe pjesa tjetër do të përdoret për të mbështetur fermerët të cilët kanë mbetur pa përfituar për shkak të mungesës së fondeve. Fermerët duhet ta përfitojnë naftën që u takon sipas hektarëve që disponojnë deri në fund të vitit.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat