Bota Postuar më 26 Tetor 2023, 18:30

Bitcoin, i qëndrueshëm pranë 34,300 USD - Në dy javët e fundit, kriptomonedha më e madhe rritet me mbi 30%

Nga SCAN TV
Bitcoin, i qëndrueshëm pranë 34,300 USD - Në dy javët e

Bitcoin po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, megjithatë po tregtohet në mbi 34,000 dollarë pranë nivelit më të lartë në 18 muajt e fundit. Ndërkohë, vetëm në dy javët e fundit, kriptomonedha më e madhe në botë është rritur me rreth 30%. Megjithatë, pavarësisht rritjes në muajt e fundit, bitcoin po qëndron ende shumë larg nivelit më të lartë në histori prej 69 mijë dollarë që e regjistroi në shtator të vitit 2021.

Pavarësisht një korrektimi të lehtë në sesionin e sotëm, tregu vijon të karakterizohet nga optimizmi se shumë shpejt Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA do të licencojë një Fond të Tregtueshëm në Shkëmbim në bitcoin, ose siç njihen ndryshe ETF.

Gjiganti i investimeve, BlackRock, është ndër firmat e mëdha financiare amerikane, që ka aplikuar për një ETF në bitcoin. Të martën, bitcoin realizoi ditën më të mirë në thuajse një vit, ndërsa të gjitha kriptomonedhat e tjera patën një tendencë në rritje.

Çdo miratim nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë (SEC) i një fondi të tregtuar në shkëmbim (ETF) që zotëron bitcoin, parashikohet të nxisë kërkesën për këtë kriptomonedhë. Një ETF në bitcoin, do t'u mundësonte investitorëve akses në kripto nëpërmjet tregut të aksioneve, duke sjellë një valë të re të kapitalit në këtë sektor.

Bitcoin, që cilësohet si një aktiv shumë i paqëndrueshëm, është dyfishuar gjatë këtij viti. Ndërkohë, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, Ethereum po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në rreth në 1,820 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat