Meta dyfishon fitimet në tremujorin e tretë - Paralajmëron rënie të të ardhurave në tremujorin e fundit

Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, thuajse ka dyfishuar fitimet e saj dhe ka regjistruar shitje rekord në tremujorin e tretë të këtij viti, por paralajmëroi se paqartësitë e vazhdueshme makroekonomike dhe kërkesa e ulët për reklama mund të ngadalësojnë të ardhurat në tremujorin e fundit të këtij viti. Në atë që e quajti “viti i eficiencës”, shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg ka shkurtuar vendet e punës dhe ka reduktuar kostot, në përpjekje për të rimëkëmbur kompaninë nga një periudhë stanjacioni dhe mes shqetësimeve të investitorëve për bastin e vënë në lidhje me metaverse, që ende nuk është kthyer në fitimprorëse.
Të ardhurat neto në tremujorin e tretë të këtij viti u rritën me 164%, në totalin e 11.6 miliardë dollarëve, ndërsa analistët parashikonin të ardhura neto prej 9.4 miliardë dollarë. Ndërkohë, të ardhuat totale u rritën me 23% në 34.1 miliardë dollarë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Analistët parashikonin të ardhura totale prej 33.4 miliardë dollarë. Gjithashtu, ky ishte tremujori më i mirë për Meta, që nga koha kur bëri Ofertën Fillestare Publike në vitin 2012. Ndërkohë edhe shefja e Financës të Meta, Susan Li paralajëmroi se kompania po shikon më shumë paqëndrueshmëri në fillim të këtij tremujori. Ajo shtoi se, ndërkohë që Meta nuk kishte “ekspozim të drejtpërdrejtë material” ndaj Izraelit dhe Lindjes së Mesme, kishte vënë re një rënie të shpenzimeve për reklama në tremujorin aktual, që lidhet me fillimin e konfliktit Izrael-Hamas.
Sipas S&P Capital IQ, Meta pret të ardhura për tremujorin e katërt të vitit 2023 midis 36.5 dhe 40 miliardë dollarë, kundrejt parashikimeve të analistëve për të ardhura prej 38.9 miliardë dollarë. Li shtoi se perspektiva e tremujorit të katërt “pasqyron pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë më të madhe në të ardhmen”. Pas publikimit të këtyre të dhënave, aksionet e Meta u rritën fillimisht me rreth 4%, por e mbyllën sesionin e kaluar në rënie me rreth 3%, për shkak të pritshmërive për ngadalësim në tremujorin e fundit të vitit.
Lajmi vjen një ditë pasi aksionet e rivalit më të vogël të medias sociale Snap ranë me 5% pasi paralajmëroi se konflikti Izrael-Hamas kishte bërë që disa nga reklamuesit të ndalonin shpenzimet, duke dëmtuar të ardhurat në tremujorin aktual.
Në një thirrje optimiste për investitorët, Zuckerberg sinjalizoi se platforma do të vazhdonte ristrukturimin për t'u fokusuar në inteligjencën artificiale. Ai tha se investimet në AI kishin përmirësuar aftësitë e rekomandimit të përmbajtjes dhe shënjestrimin e reklamave, dhe promovoi iniciativat e tjera të Meta, duke përfshirë lançimin e fundit të asistentëve të AI në platformat e mesazheve dhe versionin komercial të modelit të gjuhëve, Llama 2.
“Për sa i përket prioriteteve të investimeve, inteligjenca artificiale do të jetë zona jonë më e madhe e investimeve në vitin 2024, si për burimet inxhinierike ashtu edhe për ato kompiuterike. Ne nuk do të kemi prioritet një numër projektesh që nuk kanë të bëjnë me Inteligjencën Artificiale, pasi do të fokusohemi te efikasiteti,”, deklaroi Zuckerberg. Meta njoftoi se shpenzimet do të rriten vitin e ardhshëm, duke parashikuar një interval prej 94 miliardë deri në 99 miliardë dollarë në 2024, krahasuar me një interval prej 87 miliardë deri në 89 miliardë dollarë që priten në vitin 2023.
Pjesa më e madhe e shpenzimeve do të shkojnë në infrastrukturë, pasi Meta vazhdon të investojë në qendrat e të dhënave dhe serverat që mbështesin Inteligjencën Artificiale dhe Metaverse. Për Reality Labs, që është departamenti i realitetit virtual dhe realitetit të shtuar, Meta parashikon që humbjet operative të rriten në mënyrë domethënëse nga viti në vit. Meta është kompania e fundit mes gjigantëve të teknologjisë në Silicon Valley që raporton shifta mikse për tremujorin e tretë të vitit. Microsoft raportoi një rritje surprizë të të ardhiurave nga investimet e veta në Inteligjencën Artificiale, por aksionet e Alphabet, kompanisë mëmë të Google, ranë me më shumë se 9% në sesionin e kaluar, pasi të ardhurat nga shërbimi “cloud”, rezultuan poshtë parashikimeve të analistëve.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Bitcoin, i qëndrueshëm pranë 34,300 USD - Në dy javët e fundit, kriptomonedha më e madhe rritet me mbi 30%
Bitcoin po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, megjithatë po tregtohet në mbi 34,000 dollarë pranë nivelit më të lartë në 18 muajt e fundit.......

Bursat europiane thellojnë humbjet - Ndikohen nga rezultatet zhgënjyese të korporatave
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa fokusi është i përqëndruar te fitimet tremujore të korporatave, për tremujorin e tretë......

Ekonomia e SHBA-së rritet me gati 5% në T3 - Amerikanët shpenzuan më shumë për gjithçka, nga makinat e deri tek restorantet!
Ekonomia amerikane u zgjerua me një normë të fuqishme vjetore prej 4.9% nga korriku deri në shtator, pasi amerikanët sfiduan çmimet më të larta, rritjen e......

BQE ndalon rritjen e normave për herë të parë në më shumë se një vit!
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka vendosur të lërë të pandryshuara normat e interesit për herë të parë në më shumë se një vit pasi lufta Izrael-Hamas përhapet......

Mikrofinanca drejt digjitalizimit, sektori rrit treguesit - Shalsi: Ka pasur paragjykime e keqkuptime, por ka mbushur një boshllëk
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (Albanian Microfinance Association, AMA) së bashku me institucionet anëtare të saj zhvilluan këtë të enjte konferencën......

Shefja e Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriut: “Standardet e dyfishta” minojnë legjitimitetin e BE-së në jugun global!
"Standardet e dyfishta" të Bashkimit Europian për të drejtat e njeriut mund të gërryejnë legjitimitetin e bllokut në Jugun Global, tha drejtoresha ekzekutive e......

290 milionë lekë për bazën ajrore të Kuçovës – Do të ndërtohet infrastruktura e nevojshme, hangari I avionëve dhe mjedise shërbimi
Ministria e Mbrojtjes ka hapur një tender me vlerë 290 milionë lekë për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, hangarin e avionëve dhe mjediset e......

Sunak: Mbretëria e Bashkuar do të krijojë institutin e parë në botë të sigurisë së AI!
Mbretëria e Bashkuar thotë se do të krijojë institutin e parë në botë të sigurisë së AI për të parandaluar që teknologjia t'i shpëtojë kontrollit......