Nafta, e qëndrueshme pranë 90 USD - Investitorët, të fokusuar te drejtimi që do të marrë lufta

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi ecuria e tregut është ndikuar nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe nga rritja e rezervave të naftës në SHBA. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 85 dollarë për fuçi.
Në sesionin e kaluar amerikan, të dyja kontratat u rritën me rreth 2%, për shkak të shqetësimeve mbi drejtimin që do të marrë konflikti në Lindjen e Mesme. Por, rritja e rezervave të naftës në SHBA sugjeron një dobësim të kërkesës.
Referuar të dhënave zyrtare nga Administrata për Informimin mbi Energjinë, rezervat e naftës bruto u rritën me 1.4 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 20 tetor, në totalin e 421.1 milionë fuçive. Analistët parashikonin një rritje të rezervave me 240 mijë fuçi.
Analistët shprehen se tregu vijon të mbetet i paqëndrueshëm, për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, por edhe shenjave për ngadalësimin e kërkesës. Edhe në terma afatmesëm, investitorët do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, mes frikës se çdo përshkallëzim do të çrregullojë tregjet e naftës dhe do të pengojë furnizimet.
Izraeli ka rënë dakord të shtyjë pushtimin e Gazës për momentin, sipas një raporti, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të nxitojnë me instalimin e mbrojtjes raketore në rajon, për të mbrojtur trupat amerikane. Ndërkohë, shqetësimet makroekonomike vazhduan të peshojnë mbi perspektivën e kërkesës për naftë, pasi të dhënat e aktivitetit të biznesit në eurozonë shënuan një rënie surprizë për tetorin.
SCAN

Ekonomia amerikane rritet me 4.9% në T3 - BQE nuk ndryshon normën bazë, Banka e Turqisë e rrit në 35%
Dollari amerikan po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, ndërsa ka zgjeruar fitimet në orët e pasdites, menjëherë pas publikimit të të dhënave mbi......

Ari ngjitet në nivelin më të lartë në 5 muaj - Mbështetet nga rritja e yield-it të obligacioneve në SHBA
Metalet e çmuara po shfaqen të qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohen pranë nivelit më të lartë në 5 muajt e fundit. Investitorët janë të......

Meta dyfishon fitimet në tremujorin e tretë - Paralajmëron rënie të të ardhurave në tremujorin e fundit
Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, thuajse ka dyfishuar fitimet e saj dhe ka regjistruar shitje rekord në tremujorin e tretë të këtij viti, por......

Bitcoin, i qëndrueshëm pranë 34,300 USD - Në dy javët e fundit, kriptomonedha më e madhe rritet me mbi 30%
Bitcoin po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, megjithatë po tregtohet në mbi 34,000 dollarë pranë nivelit më të lartë në 18 muajt e fundit.......

Bursat europiane thellojnë humbjet - Ndikohen nga rezultatet zhgënjyese të korporatave
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa fokusi është i përqëndruar te fitimet tremujore të korporatave, për tremujorin e tretë......

Ekonomia e SHBA-së rritet me gati 5% në T3 - Amerikanët shpenzuan më shumë për gjithçka, nga makinat e deri tek restorantet!
Ekonomia amerikane u zgjerua me një normë të fuqishme vjetore prej 4.9% nga korriku deri në shtator, pasi amerikanët sfiduan çmimet më të larta, rritjen e......

BQE ndalon rritjen e normave për herë të parë në më shumë se një vit!
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka vendosur të lërë të pandryshuara normat e interesit për herë të parë në më shumë se një vit pasi lufta Izrael-Hamas përhapet......

Mikrofinanca drejt digjitalizimit, sektori rrit treguesit - Shalsi: Ka pasur paragjykime e keqkuptime, por ka mbushur një boshllëk
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (Albanian Microfinance Association, AMA) së bashku me institucionet anëtare të saj zhvilluan këtë të enjte konferencën......