Shqipëria Postuar më 27 Tetor 2023, 10:10

Automotive Fair Albania, seri aktivitetesh e risi - Rikthehet edicioni II i ngjarjes më të shumëpritur të makinave!

Nga SCAN TV
Automotive Fair Albania, seri aktivitetesh e risi - Rikthehet edicioni II i

Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania është rikthyer te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, me një sërë aktivitetesh e risish, si një mundësi për promovim të mëtejshëm për Automotivin dhe Transportin e Gjelbër, Lëvizshmërinë e Sigurt dhe argëtimin. Deri në datën 29 tetor, publikut do t’i ofrohen mini-gara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe ku nuk do të mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.

Për të dytin vit radhazi ky panair, organizohet me përkrahjen e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranë ku këtë vit Tirana është përzgjedhur si Kryeqyteti Evropian i Sportit.

Panairi çeli siparin mbrëmjen e së enjtes me fjalët përshëndetëse nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, Drejtori i Përgjithshëm, Blendi Gonxhja, si dhe nga  Giuseppe Bonollo, një figurë shumë e rëndësishme në botën e marketingut dhe shitjes në industrinë automobilistike, Drejtor i Marketingut dhe Strategjisë së Produktit në kompaninë e Ferrarit dhe Masseratit.

Përgjatë panairit, do të zhvillohen konferenca me mbi 40 folës e ekspertë të lëvizshmërisë, sigurisë rrugore e sipërmarrës, Climathon dhe aktivitete formuese e argëtuese për moshat e reja e publikun e gjerë, gara e shfaqje sportive.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat