Shqipëria Postuar më 27 Tetor 2023, 10:09

Nis puna për studimin e fizibilitetit për interkoneksionin Shqipëri-Itali - Zv.kryeministrja Balluku, në Takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik

Nga SCAN TV
Nis puna për studimin e fizibilitetit për interkoneksionin

Shqipëria dhe Italia do të nisin punën e përbashkët për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik sa i takon linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Itali. Kjo linjë që lidh direkt Shqipërinë me Italinë kontribuon gjithashtu edhe në sigurinë energjetike të rajonit.

Ky projekt ka qenë pjesë e bisedimeve të zhvilluara në Itali nga zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë e Infrastrukturës Belinda Balluku. Referuar njoftimit zyrtar, Zëvendëskryeministrja Balluku ishte në Romë, në vijim të Takimit të Komitetit të Përbashkët Ekonomik, Shqipëri-Itali. Në tryezën e organizuar fokusi ishte tek energjia, ku të pranishëm ishin përfaqësues të sektorit nga të dyja vendet.

Hartimi i një axhende të përbashkët për hapat që duhen ndërmarrë deri në vitin 2030 sa i takon dekarbonizimit, por edhe investimet sa i takon energjisë së rinovueshme, ishin pjesë e diskutimeve të zhvilluara.

Gjatë diskutimeve u vlerësuan hapat që ka ndërmarrë Shqipërinë në sektorin energjetik, veçanërisht sa i takon liberalizmit të tregut, por edhe ngritjes së bursës së energjisë, ndërsa palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin dypalësh.

Pranverën e vitit të ardhshëm, në Tiranë, do të mbahet tryeza e radhës për energjinë, ku pritet të finalizohet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme për të dyja vendet.

Gjatë vizitës në Romë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë zhvilloi një takim edhe me Giuseppina di Foggia, drejtuese e Operatorit të Sistemit të Transmetimit italian, TERNA, ku palët shprehën mendimin e përbashkët që skuadrat e të dyja vendeve të nisin punën e përbashkët për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik sa i takon linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Itali.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat