Kina zbulon mineralin e rrallë - Revolucion në fushën e baterive. Vetitë superpërcjellëse zgjasin me vite jetën e tyre

Shkencëtarët në Kinë kanë zbuluar një lloj minerali të paprecedentë që përmban një mineral të rrallë, që njihet për vetitë e tij superpërcjellëse. Xeherori, i quajtur Niobobaotite, përbëhet nga niobium, barium, titan, hekur dhe klorur. Gjetja më e rëndësishme është niobiumi. Ky metal gri përdoret sot kryesisht në prodhimin e çelikut, të cilin e forcon pa shtuar peshë të konsiderueshme.
Niobium përdoret gjithashtu për të bërë lidhje të tjera - materiale të përbëra nga përzierje metalesh, dhe mund të gjendet në përshpejtuesit e grimcave dhe pajisje të tjera të avancuara shkencore sepse është një superpërçues në temperatura të ulëta. Zbulimi mund të jetë një fat i papritur për Kinën, e cila aktualisht importon 95 % të niobiumit, sipas mediave në vend.
Në varësi të vëllimit dhe cilësisë, niobiumi mund ta bëjë Kinën të vetë-mjaftueshme. Aktualisht Brazili është furnizuesi më i madh në botë i metaleve të rralla, ndërsa Kanadaja vjen e dyta. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, një plan është duke u zhvilluar për të hapur një minierë niobiumi dhe një objekt përpunimi në Nebraskën jugore.
Metali mund të jetë gjithashtu në kërkesë më të madhe në të ardhmen pasi studiuesit punojnë për të zhvilluar bateri niobium-litium.
Sipas S&P Global, këto bateri mund të zvogëlojnë rrezikun e zjarrit kur përdoren me litium. Bateritë niobium-litium gjithashtu ngarkohen më shpejt dhe mund të rikarikohen më shpesh sesa bateritë tradicionale të litiumit. Në maj, studiuesit zbuluan se bateritë mund të zgjasin rreth 30 vjet - 10 herë më shumë se bateritë litium-jon - dhe mund të karikohen plotësisht në më pak se 10 minuta.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Bullgaria braktis teknologjinë sovjetike - 250 milionë euro investim për atë amerikane në centralet bërthamore
Qeveria bullgare ka filluar ndërtimin e njësisë 7 në termocentralin bërthamor Kozloduy, duke futur teknologjinë amerikane në Europë, me investime fillestare......

Automotive Fair Albania, seri aktivitetesh e risi - Rikthehet edicioni II i ngjarjes më të shumëpritur të makinave!
Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania është rikthyer te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, me një sërë aktivitetesh e risish, si......

Nis puna për studimin e fizibilitetit për interkoneksionin Shqipëri-Itali - Zv.kryeministrja Balluku, në Takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik
Shqipëria dhe Italia do të nisin punën e përbashkët për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik sa i takon linjës së interkonjeksionit......

Automotive Fair Albania II, rikthehet edicioni i dytë i ngjarjes më të shumëpritur të makinave!
Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania rikthehet në datat 26-29 tetor te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, me një sërë......

Takimi i Komitetit të Përbashkët Ekonomik, Shqipëri-Itali, Balluku në Romë: Bashkëpunim dhe projekte konkrete në sektorin energjetik
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në Romë, në vijim të Takimit të Komitetit të Përbashkët......

Nafta, e qëndrueshme pranë 90 USD - Investitorët, të fokusuar te drejtimi që do të marrë lufta
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi ecuria e tregut është ndikuar nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe nga rritja e rezervave të naftës......

Ekonomia amerikane rritet me 4.9% në T3 - BQE nuk ndryshon normën bazë, Banka e Turqisë e rrit në 35%
Dollari amerikan po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, ndërsa ka zgjeruar fitimet në orët e pasdites, menjëherë pas publikimit të të dhënave mbi......

Ari ngjitet në nivelin më të lartë në 5 muaj - Mbështetet nga rritja e yield-it të obligacioneve në SHBA
Metalet e çmuara po shfaqen të qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohen pranë nivelit më të lartë në 5 muajt e fundit. Investitorët janë të......