Samiti i BE-së: Arrihet marrëveshja për deklaratën mbi Lindjen e Mesme!

Pas një maratone diskutimesh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE në samitin e tyre në Bruksel ranë dakord për një deklaratë përfundimtare në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme. Ata kërkojnë armëpushim dhe korridore të mbrojtura për furnizimin e sigurt me ndihma të Rripit të Gazës. Në dokument thuhet, se përkeqësimi i gjendjes humanitare në Gaza jep shkas për shqetësim. Bashkimi Europian do të punojë ngushtë me partnerët në rajon për të mbrojtur popullsinë civile, të ofrojë ndihma dhe qasje në ushqime, ujë, kujdesin mjekësor, karburantet dhe strehimin. Në dokument po ashtu theksohet se duhet siguruar që ndihmat të mos keqpërdoren nga "organizatat terroriste". Hamasi kategorizohet si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania dhe disa vende arabe. Më 7 tetor Hamasi sulmoi brutalisht nga Rripi i Gazës Izraelin.
Në ujdinë e arritur theksohet se mbështeten përpjekjet për një konferencë ndërkombëtare të paqes. "Civilët duhet të mbrohen gjithmonë dhe kudo", tha presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel duke iu referuar gjendjes në Rripin e Gazës. Ministria e Jashtme e Izraelit nuk reagoi menjëherë pas marrëveshjes së vendeve anëtare të BE për armëpushim dhe krijimin e korridoreve të mbrojtura.
Të premten u bë e ditur sipas të dhënave nga ushtria izraelite, se Izraeli ka ndërmarrë një operacion trupa tokësore me objektiv të caktuar në qendrën e Rripit të Gazës, shkruan AFP. Edhe avionë luftarakë dhe dronë e kanë shoqëruar këtë mision, deklaroi ushtria izraelite të premten. Sipas të dhënave të saj janë sulmuar "objektiva terroriste" të Hamasit radikal islamik. Qeveria e presidentit amerikan, Joe Biden ka të njëjtin qëndrim si BE. Drejtori i komunikimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby është shprehur se SHBA mbështet një armëpushim të kufizuar humanitar në luftën e Gazës.
SHBA është e mendimit që një armëpushim humanitar është një ide e mirë që duhet ndjekur dhe mund të zgjasë disa ditë apo orë. Kombet e Bashkuara e kanë kërkuar një armëpushim të tillë dhe shumë më të zgjeruar, por ai është refuzuar nga Izraeli. Dy avionë me ndihma humanitare për Rripin e Gazës nisen këtë të premte, ka thënë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Për ditët e ardhshme janë planifikuar fluturime të tjera, tha ajo të enjten në samitin e BE në Bruksel. Dy avionët e parë i kanë sjellë 56 tonë ndihma ndërkohë në Egjipt, të cilat janë livruar nga Egjipt në Rripin e Gazës.
Ndërkohë pas dyshimeve të shprehura për shifrat e viktimave të paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza që kontrollohet nga Hamasi terrorist, kjo ministri ka publikuar një listë me emra të 7028 të vrarëve, me moshën, gjininë dhe nr. e kartës së identitetit. Të dhënat e autoriteteve dhe vërtetësia e emrave nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. SHBA kishte shprehur dyshime për numrin e viktimave. Presidenti Biden tha, se nuk ka besim tek shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka shënuar rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 99.7 lekë dhe......

Kina zbulon mineralin e rrallë - Revolucion në fushën e baterive. Vetitë superpërcjellëse zgjasin me vite jetën e tyre
Shkencëtarët në Kinë kanë zbuluar një lloj minerali të paprecedentë që përmban një mineral të rrallë, që njihet për vetitë e tij superpërcjellëse. Xeherori, i......

Bullgaria braktis teknologjinë sovjetike - 250 milionë euro investim për atë amerikane në centralet bërthamore
Qeveria bullgare ka filluar ndërtimin e njësisë 7 në termocentralin bërthamor Kozloduy, duke futur teknologjinë amerikane në Europë, me investime fillestare......

Automotive Fair Albania, seri aktivitetesh e risi - Rikthehet edicioni II i ngjarjes më të shumëpritur të makinave!
Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania është rikthyer te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, me një sërë aktivitetesh e risish, si......

Nis puna për studimin e fizibilitetit për interkoneksionin Shqipëri-Itali - Zv.kryeministrja Balluku, në Takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik
Shqipëria dhe Italia do të nisin punën e përbashkët për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik sa i takon linjës së interkonjeksionit......

Automotive Fair Albania II, rikthehet edicioni i dytë i ngjarjes më të shumëpritur të makinave!
Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania rikthehet në datat 26-29 tetor te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, me një sërë......

Takimi i Komitetit të Përbashkët Ekonomik, Shqipëri-Itali, Balluku në Romë: Bashkëpunim dhe projekte konkrete në sektorin energjetik
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në Romë, në vijim të Takimit të Komitetit të Përbashkët......

Nafta, e qëndrueshme pranë 90 USD - Investitorët, të fokusuar te drejtimi që do të marrë lufta
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi ecuria e tregut është ndikuar nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe nga rritja e rezervave të naftës......