Bota Postuar më 27 Tetor 2023, 10:36

Transmetimi i muzikës pasuron krijuesit - Burimi më i madh i fitimeve për kantautorët dhe kompozitorët

Nga SCAN TV
Transmetimi i muzikës pasuron krijuesit - Burimi më i madh i fitimeve

Transmetimi u bë burimi më i madh i të ardhurave për kompozitorët dhe kantautorët në vitin 2022 dhe ndihmoi në rritjen e koleksioneve të tyre me më shumë se një të katërtën në 10.83 miliardë euro.

Koleksionet e honorarëve dixhitalë u rritën me gati 34% në 4.2 miliardë euro në 2022- shin pasi më shumë konsumatorë iu drejtuan shërbimeve të abonimit të muzikës dhe videove, sipas të dhënave të publikuara nga Konfederata Ndërkombëtare e Shoqërive të Autorëve dhe Kompozitorëve - CISAC.

Pas një boom-i gjatë pandemisë, koleksionet e transmetimit janë dyfishuar nga nivelet e tyre para-COVID dhe përbëjnë 35% të koleksioneve totale për krijuesit e muzikës, duke tejkaluar TV dhe radio.

Të ardhurat nga sektori i performancës live dhe publike - përfshirë koncertet, ekspozitat dhe teatrot - u rritën me 69.9% në 2.68 miliardë euro në 2022, por mbetën nën nivelet e vitit 2019 prej rreth 7.9% pas rënies gjatë pandemisë.

Raporti tha se argëtimi ‘live’ ka vazhduar rimëkëmbjen e tij në vitin 2023, për shkak të kërkesës së ndrydhur dhe mund të rritet përtej niveleve para pandemisë. Megjithatë, perspektiva përtej 2023 mbetet e pasigurtë për shkak të shqetësimeve mbi shpenzimet e konsumatorit dhe shtrëngimit të buxheteve të artistëve.

Në fillim të kësaj jave, gjigandi i transmetimit muzikor Spotify raportoi një rritje prej 26% të numrit të përdoruesve aktivë mujorë në 574 milionë në tremujorin e tretë, duke tejkaluar parashikimin e analistëve prej 565.7 milionë.

Presidenti i CISAC, Bjorn Ulvaeus, një nga themeluesit e grupit muzikor suedez ABBA, tha se inteligjenca artificiale mund të ketë një ndikim në të ardhurat e industrisë në të ardhmen. Ai sqaroi se mund të mos ndikojë në grafikët e koleksioneve të krijuesve në 2023 - shin, por do të ndikojë në vitet në vijim.

CISAC është një rrjet i shoqërive të autorëve, që mbron të drejtat dhe përfaqëson interesat e mbi katër milionë krijuesve të muzikës, audio-vizualit, dramës, letërsisë dhe arteve pamore.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat