1 në 12 italianë, në varfëri absolute - Arsyeja kryesore është inflacioni i lartë

Numri i italianëve që jetojnë në “varfëri absolute” është rritur në mënyrë dramatike gjatë 10 viteve të fundit, sipas një raporti të ri të publikuar nga instituti kombëtar i statistikave të vendit, ISTAT.
Gati 1 në 12 italianë rezultuan se jetonin në varfëri absolute vitin e kaluar, që do të thotë se 5.67 milionë individë dhe 2.18 milionë familje kishin të ardhura nën një nivel që do të siguronte që ata dhe familja e tyre të plotësonin nevojat bazë të jetës, duke përfshirë ushqimin, strehimin, arsimin dhe kujdesin shëndetësor.
Sipas ISTAT, arsyeja për këtë rritje të shkallës së varfërisë është më së shumti për shkak të rritjes së inflacionit në vend, i cili në vitin 2022 u rrit me rreth 8.7%. Në shtator 2023, të dhënat më të fundit të disponueshme treguan se inflacioni ishte 5.3% - shumë më i ulët se vitin e kaluar, por gjithsesi më i lartë se objektivi i Bankës Qendrore Europiane në 2%.
Më e rëndësishmja, rritja e kostos së jetesës ndikoi më shumë në familjet me të ardhura më të ulëta sesa ato më të pasura. Mbështetja e qeverisë për familjet që luftojnë për të paguar faturat e tyre të energjisë vitin e kaluar vlerësohet të ketë mbajtur nivelin e varfërisë më të ulët se sa mund të ishte nëse këto masa nuk do të ishin zbatuar.
Varfëria në Itali mund të ndryshojë në mënyrë dramatike në të gjithë vendin, duke reflektuar ndarjen ekzistuese veri-jug.
Ekonomisti italian Tito Boeri tha se “varfëria absolute” në Itali mund të llogaritet se do të thotë të fitosh më pak se 817.56 euro në muaj pas pagesës së taksave nëse jetoni në një qytet në veri; ndërsa më pak se 733 euro çdo muaj pas pagesës së taksave nëse jetoni jashtë një qyteti në veri; dhe më pak se 554 euro në muaj pas pagesës së taksave nëse jetoni jashtë një qyteti në jug.
Italianët në jug konsiderohen më të varfërit në vend. Sipas raportit të fundit të ISTAT, 10.7% e të gjitha familjeve të varfra në Itali jetojnë në jug, me një total prej 2.038.000 individësh të varfër dhe 700 mijë familje që konsiderohen në varfëri absolute.
Ndër të gjitha kategoritë, të rinjtë janë më të prekurit, me një rritje të mprehtë të numrit të të miturve që jetojnë në varfëri. Në vitin 2022, 1.27 milionë të mitur jetonin në varfëri absolute në Itali.
Sipas të dhënave nga Eurostat, një total prej 95.3 milionë njerëz në BE rrezikoheshin nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2022. Norma e Italisë është mbi mesataren e BE-së prej 21.6%.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Apeli i studiuesve të klimës: Kriza klimatike të shpallet emergjencë shëndetësore!
Studiues nga e gjithë bota i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH që të shpallë krizën e klimës si gjendjen emergjence shëndetësore globale.......

Samiti i BE-së: Arrihet marrëveshja për deklaratën mbi Lindjen e Mesme!
Pas një maratone diskutimesh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE në samitin e tyre në Bruksel ranë dakord për një deklaratë përfundimtare në lidhje......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka shënuar rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 99.7 lekë dhe......

Kina zbulon mineralin e rrallë - Revolucion në fushën e baterive. Vetitë superpërcjellëse zgjasin me vite jetën e tyre
Shkencëtarët në Kinë kanë zbuluar një lloj minerali të paprecedentë që përmban një mineral të rrallë, që njihet për vetitë e tij superpërcjellëse. Xeherori, i......

Bullgaria braktis teknologjinë sovjetike - 250 milionë euro investim për atë amerikane në centralet bërthamore
Qeveria bullgare ka filluar ndërtimin e njësisë 7 në termocentralin bërthamor Kozloduy, duke futur teknologjinë amerikane në Europë, me investime fillestare......

Automotive Fair Albania, seri aktivitetesh e risi - Rikthehet edicioni II i ngjarjes më të shumëpritur të makinave!
Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania është rikthyer te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, me një sërë aktivitetesh e risish, si......

Nis puna për studimin e fizibilitetit për interkoneksionin Shqipëri-Itali - Zv.kryeministrja Balluku, në Takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik
Shqipëria dhe Italia do të nisin punën e përbashkët për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik sa i takon linjës së interkonjeksionit......

Automotive Fair Albania II, rikthehet edicioni i dytë i ngjarjes më të shumëpritur të makinave!
Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania rikthehet në datat 26-29 tetor te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, me një sërë......