Tregti mallrash pa faturë - Policia sekuestron 217 celularë me vlerë rreth 70 mijë euro!

Policia e Shtetit njofton se si rezultat i kontrolleve në biznese në rrethin e Lezhës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën ekonomiko-financiare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Mbështetjes Operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Mobitech".
Sipas njoftimit në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në disa dyqane për shitjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike, në qytetin e Lezhës, ku në dy prej tyre, me administrator shtetasin V. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 217 celularë në total, me vlerë rreth 70 000 euro, të pashoqëruar me dokumentet justifikuese që vërtetojnë origjinën e mallit, si certifikatë autenciteti, deklarata doganore apo kontrata furnizim/blerje të tyre.
“Gjithashtu, gjatë kontrollit në këto dyqane, u konstatua që 3 nga punonjësit ishin të pasiguruar”, shkruhet në njoftim.
Policia bën me dije se në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi V. A., 37 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", "Punësimi i paligjshëm", "Moslëshimi i kuponit tatimor" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale".
- S / SCAN
Sondazh

Cilat janë destinacionet kryesore të qëndrueshme të Europës për vitin 2024?!
Kategoria e qëndrueshme njeh vendet që fokusohen në turizmin e përgjegjshëm dhe strategjitë miqësore me mjedisin. Pesë destinacione në Europë janë ndër dhjetë......

Qeveria ruse mbështet një rritje rekord prej 68% në shpenzimet ushtarake!
Shpërthimi në shpenzimet e mbrojtjes ilustron vendosmërinë e Moskës për të vazhduar sulmin e saj ndaj Ukrainës pavarësisht kostos së konsiderueshme njerëzore......

Transmetimi i muzikës pasuron krijuesit - Burimi më i madh i fitimeve për kantautorët dhe kompozitorët
Transmetimi u bë burimi më i madh i të ardhurave për kompozitorët dhe kantautorët në vitin 2022 dhe ndihmoi në rritjen e koleksioneve të tyre me më shumë se......

1 në 12 italianë, në varfëri absolute - Arsyeja kryesore është inflacioni i lartë
Numri i italianëve që jetojnë në “varfëri absolute” është rritur në mënyrë dramatike gjatë 10 viteve të fundit, sipas një raporti të ri të publikuar nga......

Apeli i studiuesve të klimës: Kriza klimatike të shpallet emergjencë shëndetësore!
Studiues nga e gjithë bota i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH që të shpallë krizën e klimës si gjendjen emergjence shëndetësore globale.......

Samiti i BE-së: Arrihet marrëveshja për deklaratën mbi Lindjen e Mesme!
Pas një maratone diskutimesh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE në samitin e tyre në Bruksel ranë dakord për një deklaratë përfundimtare në lidhje......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka shënuar rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 99.7 lekë dhe......

Kina zbulon mineralin e rrallë - Revolucion në fushën e baterive. Vetitë superpërcjellëse zgjasin me vite jetën e tyre
Shkencëtarët në Kinë kanë zbuluar një lloj minerali të paprecedentë që përmban një mineral të rrallë, që njihet për vetitë e tij superpërcjellëse. Xeherori, i......