Shqipëria Postuar më 27 Tetor 2023, 14:01

Ndryshojnë rregullat e Booking për apartamentet - Nga 1 Nëntori, detyrim NIPT-i dhe deklarata e TVSH-së

Nga SCAN TV
Ndryshojnë rregullat e Booking për apartamentet - Nga 1 Nëntori,

Platforma e dhënies së pronave me qira ditore, Booking, nga 1 Nëntori ka njoftuar se do të ndryshojë rregullat, duke u dhënë përparësi atyre që janë subjekte të regjistruara dhe disponojnë një NIPT.

Në një intervistë për SCAN TV, Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizëm, Zak Topuzi, sqaron se si do të afektojë kjo iniciativë qiradhënësit.

Sipas Topuzit, kjo iniciativë do të sjellë edhe formalizim të sektorit, pasi 48 % a akomodimit ditor të turistëve mbulohet nga qiradhënie përmes platformave Booking apo Air BNB.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, platforma Booking u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve në Shqipëri se nëse nuk deklarojnë NIPT-in brenda 31 Tetorit dhe deklaratën e regjistrimit të TVSH-së, nga 1 Nëntori do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking.

Në njoftim theksohet se kjo ka të bëjë vetëm me faturën e komisioneve që gjenerohet nga Booking dhe nuk ndikon në TVSH-në që i ngarkohet klientit në çmimin e qëndrimit të tyre në prone.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat