Shqipëria del nga lista gri për pastrimin e parave, zv.kryeministrja Belinda Balluku: Gur kilometrik për Shqipërinë!
Shqipëria ka dalë nga lista gri e FATF (Financial Action Task Force). Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë me dijë se FATF zhvilloi seancën plenare duke miratuar këtë vendim të rëndësishëm.
“Angazhimi i Qeverisë Shqiptare, puna për përmbushjen e reformave, reformimi i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në një Agjenci Inteligjence Financiare, investimi në ndryshimin thelbësor të ligjeve dhe dixhitalizimit të proceseve, kanë qenë të gjitha hapa që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar dhe anëtarët e FATF që sot zhvilloi seancën e saj plenare duke marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, njëri prej të cilëve është një gur kilometrik për Shqipërinë, dalja e saj nga lista gri” njoftoi zëvëndëskryeministrja Balluku.
Ky vendim, sipas zëvëndëskryeministres, sjell forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar, konsolidimin e shkëmbimeve tregtare dhe të shërbimeve dhe një sërë benefitesh të tjera të cilat rrjedhin nga ky pozicion i ri i Shqipërisë.
“Lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit është dhe ka qenë në fokus të punës së Qeverisë Shqiptare dhe do të mbetet një nga angazhimet kryesore të saj në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik” përfundon zëvëndëskryeministrja Balluku.
Sondazh

Nënçmimi i euros “gërryen” buxhetin e shtetit - Gjatë 9 muajve u arkëtuan rreth 15 miliardë lekë më pak nga TVSH në import
Dorian Koça/SCAN Nënçmimi i theksuar i euros kundrejt lekut ka shtrirë efektet negative, jo vetëm tek eksportuesit shqiptarë, por edhe në buxhetin e......

Pronarët e ndërtesave do të paguajnë tabelat e adresave - Pr/ligji, në konsultim. Brenda 3 muajve, regjistrim i plotë
Pronarët e ndërtesave do të duhet të paguajnë vetë koston e tabelave të adresave për pronën e tyre. Në kuadër të sistemit të ri të adresave, Ministria e......

Meshkujt zotërojnë 56 % të depozitave bankare në Shqipëri - Në total, janë rreth 3.5 milionë. Balanca s’ndryshon shumë me kalimin e viteve
Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, mbi “Gratë dhe Burrat në Shqipëri”, përmbajnë të dhëna në lidhje me ecurinë e llogarive të......

Shqipëria del nga lista gri për pastrimin e parave – Mete: Vendimi, rrjedhojë e progresit!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, njoftoi lajmin se Shqipëria është nxjerrë nga lista e Asamblesë Plenare të FATF për pastrimin e parave. "Ky......

Sondazhi i FIAA: Doganat marrin vlerësimin më të lartë nga të gjitha institucionet në Shqipëri
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) publikoi dje sondazhin me antarët e saj “Mjedisi i biznesit në Shqipëri 2023”. Sipas vlerësimit të......

Tregti mallrash pa faturë - Policia sekuestron 217 celularë me vlerë rreth 70 mijë euro!
Policia e Shtetit njofton se si rezultat i kontrolleve në biznese në rrethin e Lezhës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën......

Cilat janë destinacionet kryesore të qëndrueshme të Europës për vitin 2024?!
Kategoria e qëndrueshme njeh vendet që fokusohen në turizmin e përgjegjshëm dhe strategjitë miqësore me mjedisin. Pesë destinacione në Europë janë ndër dhjetë......

Qeveria ruse mbështet një rritje rekord prej 68% në shpenzimet ushtarake!
Shpërthimi në shpenzimet e mbrojtjes ilustron vendosmërinë e Moskës për të vazhduar sulmin e saj ndaj Ukrainës pavarësisht kostos së konsiderueshme njerëzore......