Kartat bankare bazike, Qeveria ia lë në dorë BSH caktimin e tarifës - Drafti fillestar parashikonte nivel jo më të lartë se 50% i mesatares të secilës bankë

Tarifa që do paguajnë qytetarët të cilët do të paisen me karta bankare bazike, nuk do përcaktohet nga vetë bankat, por mes një akti nënligjor të psaccëm të miratuar nga Banka e Shqipërisë. Përcaktimi vjen përmes projektligjit Për Llogaritë Bazike, të sapomiratuar nga Këshilli i Ministrave. Përcaktim që ndryshon rrënjësisht nga draftligji fillestar i Bankës së Shqipërisë, i konsultuar me palët e interesit në shkurt të këtij viti.
Specifikisht, në pikën 1 të Nenit 7 të draftit të muajit shkurt, përcaktohej se bankat ofrojnë shërbimet e parashikuara në pikën 1 të nenit 6 të këtij ligji, pa aplikuar tarifa, ose kundrejt një tarife të arsyeshme, nëse ato e parashikojnë këtë tarifë në politikat e tyre të brendshme për përcaktimin e tarifave.
Më tej, pika 3 e po këtij neni përcaktonte se tarifë e arsyeshme do të konsiderohet tarifa e cila nuk tejkalon 50% të nivelit mesatar të tarifës së aplikuar nga subjekti, për të njëjtat shërbime të ofruara nëpërmjet një llogarie pagesash.
Dhe është pikërisht përcaktimi i tarifës së arsyeshme që ndryshon tërësisht në Projektligjin përfundimtar të Këshillit të Ministrave.
“Metodologjia e përllogaritjes së tarifës së arsyeshme nga bankat përcaktohet me akt nënligjor të Bankës së Shqipërisë, duke konsideruar të paktën nivelin e të ardhurave kombëtare dhe tarifat mesatare të aplikuara nga bankat për shërbimet e pagesave, të ofruara në llogaritë e pagesave”, përcakton pika 3 e nenit që rregullon tarifat e kartave bazike.
Tarifat që do përcaktohen me akt nënligjor nga Banka e Shqipërisë do të zbatohen për veprimet bazike për një numër total maksimal prej 5 transaksione pagesash në muaj për shërbimet e përcaktuara në këtë pikë. Tarifat për çdo transaksion pagesash mbi numrin prej 5 transaksione pagesash në muaj për shërbimet e përcaktuara në këtë pikë nuk janë më të larta se ato që banka aplikon, sipas politikës së brendshme për përcaktimin e tarifave) .
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Ndryshojnë rregullat e Booking për apartamentet - Nga 1 Nëntori, detyrim NIPT-i dhe deklarata e TVSH-së
Platforma e dhënies së pronave me qira ditore, Booking, nga 1 Nëntori ka njoftuar se do të ndryshojë rregullat, duke u dhënë përparësi atyre që janë subjekte......

Shqipëria del nga lista gri për pastrimin e parave, zv.kryeministrja Belinda Balluku: Gur kilometrik për Shqipërinë!
Shqipëria ka dalë nga lista gri e FATF (Financial Action Task Force). Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë me dijë se FATF zhvilloi seancën plenare......

Nënçmimi i euros “gërryen” buxhetin e shtetit - Gjatë 9 muajve u arkëtuan rreth 15 miliardë lekë më pak nga TVSH në import
Dorian Koça/SCAN Nënçmimi i theksuar i euros kundrejt lekut ka shtrirë efektet negative, jo vetëm tek eksportuesit shqiptarë, por edhe në buxhetin e......

Pronarët e ndërtesave do të paguajnë tabelat e adresave - Pr/ligji, në konsultim. Brenda 3 muajve, regjistrim i plotë
Pronarët e ndërtesave do të duhet të paguajnë vetë koston e tabelave të adresave për pronën e tyre. Në kuadër të sistemit të ri të adresave, Ministria e......

Meshkujt zotërojnë 56 % të depozitave bankare në Shqipëri - Në total, janë rreth 3.5 milionë. Balanca s’ndryshon shumë me kalimin e viteve
Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, mbi “Gratë dhe Burrat në Shqipëri”, përmbajnë të dhëna në lidhje me ecurinë e llogarive të......

Shqipëria del nga lista gri për pastrimin e parave – Mete: Vendimi, rrjedhojë e progresit!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, njoftoi lajmin se Shqipëria është nxjerrë nga lista e Asamblesë Plenare të FATF për pastrimin e parave. "Ky......

Sondazhi i FIAA: Doganat marrin vlerësimin më të lartë nga të gjitha institucionet në Shqipëri
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) publikoi dje sondazhin me antarët e saj “Mjedisi i biznesit në Shqipëri 2023”. Sipas vlerësimit të......

Tregti mallrash pa faturë - Policia sekuestron 217 celularë me vlerë rreth 70 mijë euro!
Policia e Shtetit njofton se si rezultat i kontrolleve në biznese në rrethin e Lezhës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën......